Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Rama firmosi për ndërtimin e kampit në Manzë. Ja marrëveshja që bëra me DASH

2023/06/21 at 2:06 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama firmosi për ndërtimin e kampit në Manzë. Ja marrëveshja që bëra me DASH

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një mbledhje të grupit Parlamentar, e cilësoi si reprezalje të shtetit shqiptar, aksionin e ditës së djeshme të policisë në kampin e muxhahedinëve.

Sipas tij, 20 qershori do të shënohet në historinë e Shqipërisë, Europës dhe botës si një ditë turpi.

“20 qershori do të shënohet në historinë e Shqipërisë, Europës dhe botës si një ditë turpi. Si një ditë në të cilën, narkoshteti shqiptar pikërisht zgjodhi ditën e refugjatëve, për një reprezalje, përmasat e të cilës, sipas medieve, janë krejt të tjera nga ato që thotë ministri Çuçi dhe zëdhënësi i tij, Rrumbullaku. Mediat, përveç viktimës, informojnë për gjymtyrë të thyera, të cilat nuk mund të ndodhin kurrë me spraj, për koka të çara, për plagosje të rënda. Pra, një brutalitet dhe një dhunë e egër, e dënueshme, e papranueshme”, tha Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar.

Më tej, Berisha tregoi edhe marrëveshjen që bëri me amerikanët për pranimin e muxhahedinëve në vendin tonë, ndërsa u shpreh se kryeministri Edi Rama firmosi lejen për ndërtimin e kampit të tyre.

“Marrëveshja për sjelljen në Shqipëri të muxhahedinëve të popullit, ka nisur zbatimin e saj gjatë qeverisë së mëparshme. Në atë kohë, muxhahedinët e popullit ndodheshin në një kamp në Irak dhe ishin objekt sulmesh, granatimesh të egra dhe të pamëshirshme nga qeveritarët irakianë. Kërkesës së Departamentit të Shtetit, gjatë një vizite që unë bëra në Uashington, për të marrë dhe strehuar në Shqipëri muxhahedinët, unë i dhashë këtë përgjigje: së pari, po, do marrim një kontingjent pilot për të parë si po ecën sistemi dhe qëndrimi i tyre. Së dyti, kërkesa e dytë për t’i marrë ishte që të hiqeshin nga lista e grupit terrorist, sepse ata ishin të listuar nga DASH si grup terrorist. Kërkesa e tretë ishte që ata në Shqipëri do vinin nën ombrellën e OKB-së. Tani të ndalemi pak te kjo kërkesë, sepse ata duhet të gëzonin pavarësisht nga mikpritja shqiptare, të gjithë të drejtat e njerëzve refugjatë, të përcaktuara nga konventat ndërkombëtare dhe mbrojtjen e tyre. Autoritetet e SHBA i kanë pranuar këto kërkesa. Tani, gjatë periudhës së negociuam dhe i sollëm, nuk parashikohej ngritja e një kampi. Alternativa jonë ishte marrja me qira e banesave në zona të ndryshme të Tiranës dhe natyrisht asistenca për jetën e tyre normale si mysafirë që do ishin. OKB-në nuk e thirrëm për të ndihmuar me ushqime, por për kuadrin e të drejtave të tyre. Pa dyshim që kërkesë tjetër ishte që nga territori i Shqipërisë nuk mund të zhvillohej veprimtari në dëm të një shteti tjetër. Ata e kishin pasur këtë etiketën si grup terrorist dhe ne nuk mund të pranonim akte, veprime të armatosura, të nisura nga territori i Shqipërisë, të kryheshin nga grupi i muxhahedinëve të popullit. Këto ishin kërkesat. Erdhi grupi i parë, nja 220 vetë. Më vonë, qeveria mori edhe 2700 të tjerë a 2800 të tjerë. Në mos gaboj, ata blenë tokën në Manëz, Edi Rama firmosi lejen e ndërtimeve dhe të kampit të tyre”, shtoi Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
Bota

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

27 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës
Kronikë

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës

27 Dhjetor, 2025 2:56 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me jetë të atin, arrestohet 34-vjeçari

27 Dhjetor, 2025 2:20 pm
Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
Aktualitet

Përfshihen nga flakët disa autobusë të braktisur në Durrës

27 Dhjetor, 2025 2:14 pm
Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku
Aktualitet

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku

27 Dhjetor, 2025 12:02 pm
Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi
Bota

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi

27 Dhjetor, 2025 9:43 am
Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

27 Dhjetor, 2025 9:41 am
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Bota

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

27 Dhjetor, 2025 9:39 am
Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Para
Skandali i Gjicit, Berisha: Qeveria jep 60 mijë lekë për qentë, 40 mijë lekë për njerëzit

Skandali i Gjicit, Berisha: Qeveria jep 60 mijë lekë për qentë, 40 mijë lekë për njerëzit

Kontrollet te MEK, dyshohet se kryen sulm kibernetik ndaj Ministrisë së Jashtme të Iranit

Kontrollet te MEK, dyshohet se kryen sulm kibernetik ndaj Ministrisë së Jashtme të Iranit

Sveçla publikon videon: Forcat serbe me urdhër të Vuçiçit rrëmbyen policët në Kosovë

Sveçla publikon videon: Forcat serbe me urdhër të Vuçiçit rrëmbyen policët në Kosovë

TE FUNDIT

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
27 Dhjetor, 2025

Shkencëtarët britanikë kanë kombinuar me sukses ADN-në e tre personave të ndryshëm – një baba, një nënë dhe një donator...

Lexo më shumë

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës

Përplasi për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë, arrestohet 29-vjeçarja në Durrës
27 Dhjetor, 2025

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 29 vjeçare, e cila duke drejtuar automjetin e saj ka përplasur një 69-vjeçar...

Lexo më shumë

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me jetë të atin, arrestohet 34-vjeçari

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
27 Dhjetor, 2025

Policia e Gramshit ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur ndaj tij. Sipas Policisë, 34-vjeçari...

Lexo më shumë

Përfshihen nga flakët disa autobusë të braktisur në Durrës

Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
27 Dhjetor, 2025

Disa autobusë të braktisur janë përfshirë nga flakët në Sektorin Rinia në Durrës. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit masiv...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com