Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Escobar: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mund të shndërrohen në konflikt rajonal

2023/06/20 at 3:44 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Escobar: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mund të shndërrohen në konflikt rajonal

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kanë “potencial të shndërrohen në konflikt rajonal”. Këto deklarata ai i bëri në një debat të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.


Ndërkaq, Lajçak tha se prioriteti i parë është shtensionimi i situatës, “t’i largojmë njerëzit nga rruga dhe t’i kthehemi dialogut”.

“Nëse nuk arrijmë ta shtensionojmë situatën, do të kemi viktima”, tha ai.

Sa i përket tre policëve të Kosovës, që gjenden në paraburgim në Serbi, Escobar tha edhe nëse ata janë rrëmbyer apo kanë hyrë gabimisht në territorin serb, ata duhet të lirohen menjëherë. Këtë qëndrim e përkrahi edhe Lajçaku.

Lajçak tha se takimi për menaxhimin e krizave në Bruksel do të mbahet, pavarësisht deklaratave të liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse do të refuzohej do të kishte pasoja serioze dhe negative”, tha ai, duke shtuar se takimi – që sipas tij do të mbahet shumë shpejt – do të fokusohet vetëm në menaxhimin e krizës aktuale.

Ky diskutim vjen 2 javë pasi Escobar dhe Lajçak qëndruan në Kosovë dhe Serbi për të ndihmuar palët që të ulin tensionet.

Ata i paraqitën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe, dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Kurti ka paraqitur një plan prej pesë pikash, ku përfshihet edhe mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji. Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët që u zgjodhën më 23 prill – zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Më 29 Maj, protestat u përshkallëzuan në dhunë, me serbët që u përleshën në Zveçan me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Më 14 Qershor, raportet u tensionuan edhe më shumë, pasi tre policë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe. Kosova thotë se ata u rrëmbyen brenda territorit të saj, por Serbia thotë se i arrestoi “thellë” brenda shtetit të saj.

Ndërkombëtarët kanë kërkuar lirimin e tre policëve, pa kushte. Ata gjenden në paraburgim në Kralevë të Serbisë.

Për shkak të rritjes së tensioneve, BE-ja ka ftuar një takim krize gjatë kësaj jave. Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit ka thënë se nuk do të vendosë për pjesëmarrje në takimin e Brukselit, pa kuptuar gjendjen e tre policëve, që po mbahen në Serbi./REL

Etiketa: Gabriel EscobarkosoveMirosllav Lajçakserbi


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Para
Tensionet në Veri, Escobar dhe Lajçak: Draft-statuti i Ramës për Kosovën propozim serioz

Tensionet në Veri, Escobar dhe Lajçak: Draft-statuti i Ramës për Kosovën propozim serioz

Dhunimi i gazetarëve në Kosovë, Kurti: U sulmuan nga grupe të kontrolluara nga Serbia

Kurti: 3 policët e Kosovës po hanin drekë para se t’i rrëmbenin, 15 persona i rrethuan

Bojkotuan Këshillin Kombëtar, deputetët: Takimi i sotëm antistatutor, duhet të shmangim…

Bojkotuan Këshillin Kombëtar, deputetët: Takimi i sotëm antistatutor, duhet të shmangim…
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

Parashikimi i motit, 10 mars 2020
7 Qershor, 2025

I nxehti afrikan do të vijoj të jetë prezent edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë, duke sjellë mot...

Lexo më shumë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com