Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulm me shok-bomba afër stacionit policor në Mitrovicë të Veriut

2023/06/17 at 12:32 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulm me shok-bomba afër stacionit policor në Mitrovicë të Veriut

Dy shpërthime me shok-bomba kanë ndodhur në orët e vona të së premtes në Mitrovicën e Veriut, konfirmuan nga Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë.

Zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani, tha se njëri shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit policor dhe një tjetër afër Shkollës Teknike.

“Mbrëmë kanë ndodhur dy shpërthime, njëra afër stacionit policor në Mitrovicë të Veriut dhe një tjetër në qytet, afër Shkollës Teknike. Nuk ka dëme, nuk ka lëndime dhe policia ka qenë në veri në krye të detyrave të saj në numër të mjaftueshëm dhe të nevojshëm, si gjithmonë”, tha Elshani.

Elshani tha se sa i përket komunave të tjera në veri, të shtunën situata është e qetë dhe në Leposaviq ka një numër të vogël protestuesish.

Edhe në orët e para të 16 Qershorit, stacioni policor në Mitrovicë të Veriut ishte cak i një sulmi me shok-bomba. Po ashtu, me shok-bomba u sulmua edhe stacioni policor në Zveçan.

Këto sulme me shok-bomba po ndodhin në kohën kur tensionet në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë rritur.

Tensionet nisën më 26 Maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 Maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Po ashtu, më 13 Qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 Maj.

Një ditë pas kësaj, tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit, një veprim që Qeveria e Kosovës e ka cilësuar si rrëmbim. Ndaj tyre, autoritetet serbe kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh./REL

Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Furnizonte grupet kriminale me armë, pranga 46 vjeçarit në Tiranë

8 Nëntor, 2025 9:40 am
Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit
Kryesore

Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit

8 Nëntor, 2025 9:31 am
Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra
Aktualitet

Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra

8 Nëntor, 2025 8:28 am
Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
Bota

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

7 Nëntor, 2025 10:38 pm
Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Aktualitet

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

7 Nëntor, 2025 9:43 pm
Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
Bota

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

7 Nëntor, 2025 9:38 pm
Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
Kronikë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

7 Nëntor, 2025 8:36 pm
Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat
Aktualitet

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

7 Nëntor, 2025 6:58 pm
U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë
Kronikë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë

7 Nëntor, 2025 5:51 pm
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
Kronikë

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota për PS, SPAK dërgon për gjykim tre persona

7 Nëntor, 2025 5:08 pm
Para
Tërmet 5.8 ballë në Francë/ Raportohet për të plagosur dhe ndërprerje të energjisë

Tërmet 5.8 ballë në Francë/ Raportohet për të plagosur dhe ndërprerje të energjisë

Ndërkombëtarët kërkuan lirimin e policëve, Serbia: Kjo nuk vendoset nga ambasadat

Ndërkombëtarët kërkuan lirimin e policëve, Serbia: Kjo nuk vendoset nga ambasadat

Muzikë e lartë në lokal, procedohen 6 pronarë e menaxherë lokalesh

Muzikë e lartë në lokal, procedohen 6 pronarë e menaxherë lokalesh

TE FUNDIT

Furnizonte grupet kriminale me armë, pranga 46 vjeçarit në Tiranë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
8 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar ‘Gun Expert’, ku në pranga ka përfunduar një 46 vjeçar. 46-vjeçari...

Lexo më shumë

Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit

Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit
8 Nëntor, 2025

Sot është heshtja zgjedhore, ndërkohë që ditën e diel, në 5 bashki të vendit do të mbahen zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra

Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra
8 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një pamje të re nga kryeqyteti, duke prezantuar autobusin...

Lexo më shumë

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
7 Nëntor, 2025

Shkencëtari James Watson, fitues i Çmimit Nobel, bashkëzbulues i strukturës së ADN-së, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeç. Hulumtimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com