Nuk do të ketë më dënime për “Shpërdorimin e detyrës” në Itali. Qeveria “Meloni” ka miratuar një reformë në drejtësi që synon forcimin e të drejtave të të pandehurve. Kjo është një masë që është mbështetur bindshëm nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi. Po çfarë nënkupton kjo reformë?
Në fakt ajo parashikon parandalimin e përgjimeve, ndërlikon procedurat për miratimin e urdhëarresteve teksa pika kryesore mund të konsiderohet që “shpërdorimi i detyrës” nuk do të jetë më një krim. Gjyqtarët gjithashtu nuk do të jenë më në gjendje të urdhërojnë arrestimin e të dyshuarve pa i marrë në pyetje fillimisht ata.
Projektligji tani do të shkojë në parlament për diskutim dhe miratim. Disa gjyqtarë dhe prokurorë ka deklaruar se kjo do ta bëjë më të vështirë hetimin e krimeve dhe dënimin e kriminelëve. Mirëpo qeveria insiston se kjo reformë do të frenojë abuzimet e togave të zeza.
Një draft i reformës citon të dhëna që tregojnë se në vitin 2021, 4745 persona janë hetuar për shpërdorim detyre, ndërsa ka vetëm 18 prej tyre janë dënuar. Kjo është e fundit mes një sërë reformash të miratuara për të ristrukturuar sistemin e drejtësisë në Itali.