Tre persona janë arrestuar pasi gjatë natës kanë shpërthyer derën e një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Kukësit me qëllim vjedhjen e disa pajisjeve elektronike.
Konkretisht, në pranga kanë rënë: A. I., 20 vjeç, M. B., 18 vjeç, si dhe një 17-vjeçar, të tre banues në Kukës.
Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë në vendngjarje, këta shtetas nuk kanë mundur ta kryejnë vjedhjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.