Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndeshja Shqipëri-Moldavi/ Policia me plan masash, cilat rrugë do të bllokohen

2023/06/16 at 4:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndeshja Shqipëri-Moldavi/ Policia me plan masash, cilat rrugë do të bllokohen

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Moldavis.

Ndeshjea do të zhvillohet në datën 17 qershor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra kryesisht nga uniformat blu kanë të bëjnë me sigurinë e futbollistëve të të dy skuadrave dhe mbarëvajtjen e ndeshjes së ditës së nesërme.

“Masat e marra nga Policia e Shtetit konsistojnë në disa plane:

  • Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Moldavisë, nga aeroporti i Rinasit në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;
  • Eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;
  • Kryerjen e kontrollit të hollësishëm në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për persona të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të hyjnë tifozët;
  • Organizimin e shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrollin e territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;
  • Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
  • Menaxhimin e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, një rendësi të veçantë i është kushtuar bashkëpunimit me të gjithë aktorët dhe faktorët që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndër të cilët përmendim:

  • Federatën Shqiptare të Futbollit;
  • Policinë Bashkiake;
  • Shërbimin Zjarrfikës;
  • Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë);
  • Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Gjithashtu, janë vendosur kontaktet dhe po bashkëpunohet edhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Moldavisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 17 qershor 2023, nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Presidencës deri te stadiumi;

-rruga “Papa Gjon Pali II”;

-rruga “Dervish Hima”, nga ambasada e SHBA-së deri te stadiumi;

-rruga “Asim Zeneli”, nga ambasada e SHBA-së” deri te stadiumi;

-rruga “Themistokli Gërmenji”;

-rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i liceut deri te stadiumi;

-rruga “Mustafa Matohiti”, nga shkolla “Kosova” deri te stadiumi;

-rruga “Jul Variboba”, nga posta deri te stadiumi;

-rruga “Gjergj Filipi”;

-rruga “ Lekë Dukagjini”, nga ish-Gardës së Republikës deri te stadiumi;

-rruga “Avdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri te stadiumi.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të forta të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve”, tha policia./Opinion.al

Etiketa: Air Albania Stadiummoldavindeshjeshqiperi

Ju sugjerojmë

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës
Sport

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës

14 Qershor, 2025 6:32 pm
Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba
Sport

Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba

14 Qershor, 2025 6:01 pm
Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”
Bota

Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”

14 Qershor, 2025 5:39 pm
Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës
Bota

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës

14 Qershor, 2025 5:30 pm
Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza
Kronikë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

14 Qershor, 2025 5:26 pm
“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën
Bota

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën

14 Qershor, 2025 5:12 pm
Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime
Bota

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime

14 Qershor, 2025 5:07 pm
Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët  të shkojnë
Aktualitet

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët të shkojnë

14 Qershor, 2025 5:00 pm
Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë
Bota

Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë

14 Qershor, 2025 4:53 pm
Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe
Bota

Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe

14 Qershor, 2025 4:49 pm
Para
SHBA-ja në finale mes kaosit dhe grushteve përballë Meksikës

SHBA-ja në finale mes kaosit dhe grushteve përballë Meksikës

Kampioni McGregor akuzohet se ka sulmuar seksualisht një grua në tualetin e stadiumit

Kampioni McGregor akuzohet se ka sulmuar seksualisht një grua në tualetin e stadiumit

Serbia respekton sanksionet e BE-së kundër Sirisë, por nuk i mbështeti ato kundër Iranit

Serbia respekton sanksionet e BE-së kundër Sirisë, por nuk i mbështeti ato kundër Iranit

TE FUNDIT

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës
14 Qershor, 2025

Ka kaluar gati një vit që kur Nedim Bajrami realizoi golin e tij ndaj Italisë, më të shpejtin ndonjëherë në...

Lexo më shumë

Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba

Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba
14 Qershor, 2025

Paul Pogba mund të rikthehet në futbollin francez. Monaco ka intensifikuar kontaktet me mesfushorin 32-vjeçar, i cili është ende lojtar i lirë...

Lexo më shumë

Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”

Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”
14 Qershor, 2025

Tragjedia e ndodhur me aeroplanin në Indi, në të cilën humbën jetën 241 persona, e ka një të mbijetuar. Ai...

Lexo më shumë

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës
14 Qershor, 2025

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit është duke u shqyrtuar seriozisht nga autoritetet iraniane. Kështu raportojnë mediat iraniane, duke cituar deklaratat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com