Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grupi BALFIN 30 vjet, prezantohen Fondacioni Mane dhe kompania e re në një shtet tjetër

2023/06/16 at 2:59 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Grupi BALFIN 30 vjet, prezantohen Fondacioni Mane dhe kompania e re në një shtet tjetër

Grupi BALFIN shënoi 30 vite aktivitet dhe kjo etapë historike u kurorëzua me një organizim të jashtëzakonshëm, ku morën pjesë të gjithë që kanë qenë pjesëmarrës të kësaj historie, si edhe kushdo që ka mbështetur projektin që zuri fill në 1993. Në këtë ceremoni te dedikuar kryesisht punonjësve, ishin të ftuar dhe partnerë nga 35 shtete të ndryshme. Ndër ta mund të përmenden përfaqësuesit e botërorëve të elektronikës, si Samsung dhe Beko, e të gjigandëve ndërkombëtarë të shitjeve me pakicë si SPAR, Jumbo dhe Inditex. Po ashtu veçohet pjesëmarrja e të dërguarit të International Finance Corporation dhe EBRD, si organizata ndërkombëtare që besojnë tek investimet dhe vizioni i Grupit BALFIN.

Samir Mane, duke falënderuar mijëra punonjës dhe qindra partnerë biznesi që ishin pjesë e festimeve, riktheu emocionet e rinisë kur, në moshën 25 vjeçare, krijoi në Austri Grupin BALFIN. “Besoj se të gjithë mund të pohojmë ndryshimet e mëdha që ka sjellë Grupi BALFIN kudo ku ka investuar, duke zhvilluar hapësirat gjeografike, duke fuqizuar bizneset dhe duke përmirësuar jetesën e qytetarëve” u shpreh ai.

Ideja fillestare është konkretizuar në një organizatë me mbi 5.000 të punësuar në tetë industri të ndryshme, madje tashmë edhe në dy kontinente. Lajmin e ndau me të pranishmit vetë themeluesi Samir Mane, i cili bëri me dije se BALFIN Americas është kompania më e re e Grupit, që vepron në fushën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për një industri që profesionistët e Grupit BALFIN e konsiderojnë të rëndësishme dhe ekspertiza e grumbulluar do t’i ndihmojë për të arritur sukses përtej Oqeanit Atlantik.

Samir Mane deklaroi edhe krijimin e Fondacionit Mane, që është një fond bamirësie i financuar prej tij. “Ky fondacion do të jetë angazhimi im i ri, që dua ta realizoj me të njëjtin sukses si edhe Grupin BALFIN. Së shpejti do të keni mundësi të jepni kontribut gjithësecili.” tha ai për të ftuarit. Fondacioni Mane do të ndjekë shembullin e modeleve më të mira ndërkombëtare, për mbështetjen e nismave që lidhen me edukimin dhe rininë, çështjet mjedisore, si dhe ato që ndikojnë në zbutjen e varfërisë dhe të pabarazisë.

Historisë së Grupit BALFIN iu bashkuan edhe bashkëpunëtorët e mbledhur nga 35 vende të ndryshme të botës, si faktorë integralë të risive që ka mundësuar ky Grup në tregjet ku vepron. Vlerësimin për ta e bëri Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN, Edlira Muka, e cila theksoi mentalitetin e inovacionit, bashkëpunimit dhe përgjegjshmërisë që është formuar dekadë pas dekade. Ajo shtoi se “Prania e Grupit BALFIN në 10 vende dhe shumë sektorë të ekonomisë tregon forcën e këtij grupi investimesh. Me bindjen e patundur tek kapaciteti i punonjësve, tek njohuritë e specializuara dhe gatishmëria për të ecur krah projekteve ambicioze botërore, do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë per familjet tona dhe komunitetin ku investojmë”.

Sigurinë për të qenë edhe në të ardhmen një organizatë me ndikim afatgjatë në shoqëri dhe një frymëzim për brezat e ardhshëm kudo ku vepron, drejtuesit e Grupit BALFIN e gjejnë tek punonjësit, si dhe tek fryma e krijuar për përkrahjen e talenteve të reja dhe shndërrimin e sukseseve të biznesit në kontribut për shoqërinë.

Grupi BALFIN luan prej 30 vitesh rol aktiv si një nga grupet e investimit më të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor. Kompanitë e këtij grupi operojnë në fushat e pasurive të patundshme, shitjeve me shumicë dhe pakicë, në sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, turizëm, media dhe shërbime logjistike.

Mbi 5.000 punonjës në dhjetë vende, që punojnë me stadardet më të larta të biznesit dhe të etikës, janë forca që e mban në lëvizje Grupin BALFIN. Kjo organizatë ka realizuar një impakt të prekshëm në komunitet, nëpërmjet zhvilimit ekonomik, punësimit dhe angazhimit social.

Ju sugjerojmë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Para
Zbulohet banda e trafikimit ndërkombëtar të automjeteve në Torino, 17 persona të akuzuar

Zbulohet banda e trafikimit ndërkombëtar të automjeteve në Torino, 17 persona të akuzuar

Escobar: Kurti partner i vështirë për SHBA, por mbetet i tillë

Tensionet në veri të Kosovës, Escobar: Ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja

U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, Qeveria shkarkon Safet Gjicin

U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, Qeveria shkarkon Safet Gjicin

TE FUNDIT

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
6 Qershor, 2025

Në vijim të planit të masave për “Shqipëri–Serbi”, policia e shtetit bën njoftimin për mbarëvajtjen e ndeshjes. Konkretisht, rruga nga...

Lexo më shumë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com