Protestuesit serbë janë mbledhur ditën e sotme në Leposaviq për të kundërshtuar praninë e kryetarit, Lulzim Hetemi.
Sipas mediave kosovare, ata kanë tentuar të hyjnë me dhunë në ndërtesën e komunës, por nuk janë lejuar nga ushtarët e KFOR-it.
Pasi kanë kuptuar se në ndërtesë ndodhet ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe se duhet të hyjë brenda edhe nënkryetarja e kësaj komune, Dragana Miletiq, protestuesit janë organizuar dhe kanë kaluar kordonin e ushtarëve hungarezë, mirëpo, janë ndaluar nga ushtarët e tjerë të cilët ndodhen në hyrje të ndërtesës.
Protestuesit tani ndodhen në hyrje të komunës ndërsa brenda ndodhen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Deri tani nuk është shënuar ndonjë incident, por situate mbetet nën tension./Opinion.al