Tashmë është zyrtare! Rudy Garcia do të drejtojë Napolin. Pas një procesi të gjatë përzgjedhjeje, De Laurentiis zgjodhi pasardhësin e Spallettit.
Duke qenë i lirë për muajt e fundit pasi u hoq nga pankina e Al Nasr me kërkesë të Ronaldos, 59-vjeçari tani do të kthehet në aksion.
Në të kaluarën, trajneri francez ka kaluar ndër të tjera në stolat e Lille, Romës, Marsejës dhe Lionit dhe ky është një rikthim në Itali.