Policia e Fierit ka reaguar pas publikimit të disa pamjeve të cilat janë bërë virale në rrjete sociale, ku shihet një i ri duke dhunuar një të moshuar.
Uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal për shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në Behaj, Mallakastër, i cili dyshohet se ka dhunuar një të moshuar.
Sipas informacioneve zyrtare, autori I ngjarjes dyshohet se vuan nga problem mendore.
“Sipas policisë, ditën e sotme, është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi O. T., 69 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka deklaruar se e kishte goditur me grushte, një shtetas që nuk e njihte.
Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e këtij shtetasi, në Komisariat.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në Behaj, Mallakastër, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”, tha policia.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.