Një një dalje për mediat këtë të hënë nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha, publikoi dokumente video nga zgjedhjet e 14 majit në Elbasan.
Sipas tij, këto pamje faktojnë batërdinë elektorale që ndodhi në Elbasan, qytet ku u votua elektronikisht në zgjedhjet lokale.
Ai nuk nguroi të përmendete edhe emrin e një punonjëse të OSSHE që sipas Berishës ka votuar në vend të një qytetareje.
“Në serinë e farsës elektorale kam sjellë para jush dokumente në video që faktojnë në mënyrë të pamohueshme batërdinë elektorale që ndodhinë Elbasan. Rolin si kriminel të operatorëve socialist. Kontrollin e tyre të plotë mbi votën e qytetarëve. Atë çka tregojnë kamerat në Elbasan, ajo është shëmbëlltyra e shëmtuar e këtyre zgjedhjeve. Unë ftoj të përballemi me mosbindje civile me këtë regjim që nuk na lejon të votojmë dhe është i aftë të shkelë çdo ligj… Kjo është Xhulia Çolla, punonjëse e OSSHE në Elbasan, që voton në vend të qytetares. Tre qytetarë votojnë 3 herë në këtë qendër. Në komunën Labinot Mal, kapen duke bërë votim masiv familjar”, tha Berisha.