Uniformat blu bëjnë me dije se në Unazën e Re, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. I., dhe pasagjer shtetasin D. K. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Si rrjedhojë u arrestuan në flagrancë: E. I., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.