Në një bashkëbisedim online me qytetarët, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se statuti është ai që do të ndiqet për zgjedhjen e kreut të PD-së.
Ai thekson se problemet madhore në këtë forcë politike janë bërë nga shkelmimi i statutit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të ngritura nga qytetarët, Berisha tha se analiza e zgjedhjeve në Partinë Demokratike do të bëhet në bazë të këtij statuti dhe përmes proceseve demokratike të partisë.
“Problemet madhore të PD u bë nga shkelmimi i statutit. Kryetari i ri i PD do të zgjidhet përmes statutit Jam i betuar dhe i vendosur të zbatoj statutin, i cili në të gjitha momentet kyçe jap pushtetin anëtarëve të PD-së. Kur them kryetar i PD-së humbet zgjedhjet lokale, dhe unë e quaj humbje, ndonëse zgjedhjet janë këto që janë.
Analiza e zgjedhjeve do të bëhet në përputhje me statutin e PD-së. Paralel me ridimensionimin e lirisë dhe zbatimit të ligjit, Rama ka stisur një proces me dy pengjet e tij. Unë mund të them që pengun nuk ka forcë që e çliron nga pengmarrësi përveç se vullnetit të tij”, u shpreh Berisha./Opinion.al