Edhe pse situata e tensionuar në veri të Kosovës ka vazhduar prej ditësh duke agravuar shtimin e dhunës ndaj qytetarëve dhe forcave të KFOR-it, sot shikojmë serbët nga Leposaviqi duke luajtur me pjesëtarët e KFOR-it.
Prej ditësh serbët në Leposaviq nisën protestat për të mos lejuar futjen në zyra të kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat ata i bojkotuan, ndërsa sot kanë vazhduar “Lojërat sportive të punëtorëve 2023”.
Sipas mediave serbe, këto lojëra tradicionalisht luhen në Leposaviq për më shumë se 45 vjet.
Kësaj radhe morën pjesë edhe pjesëtarët amerikanë të KFOR-it, të cilët përfundimisht fituan me rezultat 2:1 në duel me vendasit e Leposaviqit.
Pas një loje të ndershme dhe sportive, ushtarët u tërhoqën në pllajën përballë bashkisë, e cila është e rrethuar me tela me gjemba.
Serbët e Leposaviqit në këtë mënyrë donin të dërgonin një mesazh paqeje, me shpresën se bota do ta kuptojë se sa duan një jetë të qetë dhe të lirë, duke qëndruar në paqe pa u kthyer prapa nga kërkesat e tyre./Opinion.al