Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përfundon mbledhja, grupi parlamentar i PD-së publikon planin me 5 pika

2023/06/05 at 3:38 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gara për Tiranën, emrat e opozitës që përfliten se do hyjnë në primare

Grupi parlamentar i PD ka dalë me një qëndrim zyrtar nisur nga rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit dhe situatës së krijuar në parti.


Me anë të një plani me 5 pika, PD bën thirrje për të bashkuar demokratët.

Një nga pikat e platformës thekson se është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.

Gjithashtu në një nga pikat renditet riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne.

QËNDRIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Duke analizuar me përgjegjësi maksimale rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit dhe pasojave që ka sjell ky rezultat për të ardhmen e Shqipërisë dhe interesin publik;

Duke qenë të ndërgjegjshëm për atë që qytetarët shqiptarë dhe anëtarët e Partisë Demokratike në veçanti presin nga përfaqësuesit e tyre dhe nga Partia Demokratike;

Duke qenë përpara një qeverisje që ka minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes metodave të kundërligjshme, që mund të arrihen të kapërcehen vetëm përmes angazhimit të shumicës së heshtur të shqiptarëve që kanë humbur besimin tek politika;

Duke vijuar në të njëjtën linjë konstruktiviteti, që ka në themel vetëm interesin më të mirë të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, siç është vepruar edhe me qëndrimet e Grupit Parlamentar të datave 22 Mars 2023, 16 Prill 2022, 31 Tetor 2022 apo 6 mars 2023;

Duke qëndruar të palëkundur në bindjen se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian, është e vetmja rrugë për forcimin e Partisë Demokratike;

Duke ripërsëritur apelin se lufta e brendshme në Partinë Demokratike dobëson opozitën dhe se situata kërkon që secili të tejkalojë interesin e vet ngushtësisht personal, për të ofruar dhe gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe çdo qytetari të ndershëm që pret dhe kërkon ndryshimin në vend;

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE, SHPREH QËNDRIMIN SI MË POSHTË:

  1. Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse. Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.
  2. Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik.
  3. Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:
    – Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarësisë aktuale;
    – Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;
    – Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.
  4. Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmangur çdo rrethanë apo faktor ndarës.
  5. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njëanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike. Procesi duhet të synojë vetëm forcimin dhe eliminimin e debateve destruktive brenda partisë. Për këtë qëllim, duhet të tentohet ndihma, mbështetja dhe konsultimi me Partitë Popullore Europiane dhe partitë simotra./Opinion.al
Etiketa: gazment bardhiPD


Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç bisedon me Maduron për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Venezuelës

21 Gusht, 2025 10:25 pm
Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona
Aktualitet

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona

21 Gusht, 2025 10:14 pm
Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
Bota

Zelensky akuza Rusisë se po shmang takimin e tij me Putinin

21 Gusht, 2025 9:58 pm
Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025
Bota

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025

21 Gusht, 2025 9:32 pm
Aktori Shundi në betejë me sëmundjen e rëndë, dy ministrit: Do mbulojmë shpenzimet!
Aktualitet

Aktori Shundi në betejë me sëmundjen e rëndë, dy ministrit: Do mbulojmë shpenzimet!

21 Gusht, 2025 9:07 pm
A do të dërgohen ushtarë gjermanë në Ukrainë?
Bota

A do të dërgohen ushtarë gjermanë në Ukrainë?

21 Gusht, 2025 8:54 pm
Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet
Rajoni

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet

21 Gusht, 2025 8:34 pm
Jugu i Shqipërisë “pushtohet” nga turistët, vlerësohet mikpritja dhe plazhet
Aktualitet

Jugu i Shqipërisë “pushtohet” nga turistët, vlerësohet mikpritja dhe plazhet

21 Gusht, 2025 8:11 pm
Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve
Aktualitet

Shqipëri/ Rekord pagesash me euro në korrik

21 Gusht, 2025 7:48 pm
RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare
Rajoni

RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare

21 Gusht, 2025 7:26 pm
Para
E akuzuar për korrupsion, GJKKO lë në burg sekretaren e përgjithshme të MSH

E akuzuar për korrupsion, GJKKO lë në burg sekretaren e përgjithshme të MSH

Bardhi:Thirrje për bashkimin e demokratëve, Tabaku funksionarja më e lartë drejtuese e PD

Një takim me Berishën? Bardhi: Unë takohem me çdo koleg në të mirë të PD

Lefter Alla kërkon zbutjen e masës së sigurisë: Vuaj nga probleme shëndetësore

Lefter Alla kërkon zbutjen e masës së sigurisë: Vuaj nga probleme shëndetësore
















TE FUNDIT

Vuçiç bisedon me Maduron për përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Venezuelës

Vuçiç niset drejt Moskës
21 Gusht, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të enjten e ka zhvilluar një bisedë “të mirë dhe përmbajtësore” përmes telefonit me...

Lexo më shumë

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona

Tushemisht/ Kaloi vijën liqenore, bllokohet mjeti lundrues me 7 persona
21 Gusht, 2025

Një mjet lundrues me 7 persona në bord është bllokuar nga policia kufitare në Pogradec pasi kishte kaluar vijën liqenore...

Lexo më shumë

Zelensky akuza Rusisë se po shmang takimin e tij me Putinin

Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me armëpushime të shkurtra
21 Gusht, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi të martën Rusinë se po përpiqet të shmangë çdo mundësi për një takim me...

Lexo më shumë

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025

Zjarret në Evropë, miliona hektarë të djegur në 2025
21 Gusht, 2025

Zjaret kanë djegur deri tani më shumë se një milion hektarë tokë në vendet e Bashkimin Evropiat gjatë vitit 2025,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com