Pas takimit me homologun shqiptar Bajram Begaj, presidentja e Hungarisë, Katalin Novak iu drejtua Kuvendit për një fjalë përshëndetëse.
Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Shqipërisë, ajo e cilësoi këtë vizitë shumë të rëndësishme duke shtuar se Shqipëria dhe Hungaria kanë marrëdhënie të mira dhe të forta mes dy popujve.
Novak foli për disa çështje përkatëse duke nisur që nga lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj e duke përfunduar me paqen në Ballkan Perëndimor.
“Për mua është shumë e rëndësishme kjo vizitë, dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve do përpiqem të bëj sa më shumë. Kemi marrëdhënie historike miqësore, jo vetëm liderët, por edhe njerëzit respektojmë dhe kuptojmë njëri-tjetrin. Evropë është në rrezik, ka vështirësi. Do flas për disa çështje: Lufta në Ukrainë dhe pasoja e kësaj lufte. Në radhë të dytë, Ballkani perëndimor, stabiliteti dhe rëndësia e paqes. Së treti, rritja e vazhdueshme e emigracionit ilegal. Së katërti sfidat demografike. Së pesti, fuqi politike botërore e Evropës është në pikëpyetje”, tha ajo.
Ndër çështjet e prekura ishte dhe ajo e Kosovës, ku sipas saj duhet të investohet më tepër stabilitet dhe paqe.
Novak thekson se çelësi i stabilitetit për Ballkanin Perëndimor është anëtarësimi në Bashkimin Evropain.
“Tani, të gjithë shohin Ukrainë, por harrojmë se sa e rëndësishme është që Ballkani të ketë paqe dhe siguri. Të shohim Kosovën dhe Bosnjën, dhe e shohim se sa pak duhet për të rritur tensionin, që kjo të kalojë më pas në nivel lufte. Duhet të ruajmë dhe të krijojmë stabilitetin, paqen e Ballkanit Perëndimor. 20 ushtarë hungarezë janë lënduar, shumica janë në spital. Duhet ta shmangim agresionin në çdo mënyrë, Çelësi i stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, është integrimi evropian”, theksoi ajo./Opinion.al