Gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në Kishinau të Moldavisë, kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kreu i shtetit serb, i cili përmes një postimi një rrjete sociale ka shpërndarë në disa foto.
Siç shihet edhe nga pamjet, Vuçiç është takuar edhe me udhëheqës të tjerë shtetëror të Ballkanit, si presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, kryeministrin e RMV-së, Dimitar Kovaçevski dhe anëtaren serbe të kryesisë së Bosnje Hercegovinës, Željka Cvijanović.
Sipas Vuçiç në fokus të diskutimeve të tyre ka qenë ngjarja në veri të Kosovës dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze.
“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”, shkruan Vuçiç./Opinion.al