Një efektivë i policisë së Kosovës ka mbetur i plagosur si pasojë e sulmeve me mjete të forta gjatë protestave të serbëve në Veri.
Protestat e serbëve në komunat veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kanë qenë të qeta, por në orët e pasdites disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë drejt makinave të policisë.
Policia ka përmendur se gjatë ditës disa “grupe kriminale” i kanë penguar disa gazetarë në kryerjen e detyrave të tyre, dhe automjetet e tyre janë sulmuar.
Policia u ka bërë thirrje protestuesve që të përmbahen nga dhuna.