Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KAS i kërkon KQZ rinumërim votash për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës

2023/05/31 at 4:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
KAS i kërkon KQZ rinumërim votash për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar sot në Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve rinumërimin e votave në bashkinë e Rrogozhinës si dhe heqjen e rezultatit të qendrës së votimit të burgut nga tabela përfundimtare e votave.

Pas shqyrtimit, KAS i ka kërkuar KQZ që të rinumërojë votat për kryetar bashkie në këtë qytetet.

“I jemi drejtuar KQZ-së për të na vënë në dispozicion pamjet filmike, ku kemi nxjerrë edhe parregullsitë. Në QV 2228/1 në proceserverbal rezulton se Memolla ka 150 vota, Hoxha 92, ndërkohë që numërimi që kemi bërë ne Memolla ka 148 vota, pra i janë shtuar 2 vota. Në këtë zonë zgjedhore është i nevojshëm rinumërimi dhe rivlerësimi i të gjitha votave. Vetëm kështu kemi garancinë që rezultati që do të dalë nga ky proces do të pasqyrojë të vërtetën e këtij procesi zgjedhor”, tha Kaso.

Ndërsa avokati i kandidatit Hoxha, Viktor Gumi u shpreh se nga të burgosurit që kanë marrë pjesë në votim.

“Sipas dokumentacionit që kemi marrë, 2 shtetas që kishin vendbanimin në Rrogozhinë mund të votonin. Të tjerët ishin atje me vendqëndrim. A mundet që një qendër votimi burgu të përcaktojë fatin e qeverisjes së një bashkie për 4 vite? A përfitojnë të burgosurit për të pasur një shkollë, një çerdhe? Jo. Pse duhet ta përcaktojnë ata fatin e një qyteti? Rezultati më i drejtë do të jetë heqja e asaj qendre votimi”, tha Gumi.

Ndërsa përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji kërkoi rrëzimin e kërkesës së BF-së me argumentin se procedura e votimit të ndjekur në qendrën e votimit të burgut ka qenë e njëjtë në çdo proces zgjedhor dhe ankimimi këtë herë është bërë për shkak të diferencës së vogël mes dy kandidatëve.

“Në Kodin Zgjedhor kemi mënyrën si ngrihet qendra e votimit dhe përgatitet lista e zgjedhësve. Kjo qendër votimi nuk ka qenë problem në 10 palë zgjedhje, sot po e diskutojmë vetëm se ka ndikuar në rezultat. Ajo mund të ishte numëruar edhe e para dhe nuk do ishim këtu sot. Vetë Kushtetuta përcakton rastet kur të dënuarit nuk mund të votojnë. Kërkoj rrëzimin e kërkesës për heqjen e qendrës së votimit nga rezultati. Kërkuesi e di se çfarë ndodh po u hoq kjo qendër votimi nga rezultati. Sa i përket rinumërimit dhe rivlerësimit, kërkuesi duhet të jetë më i qartë për fletët e votimit që kërkon, duhet të na ilustrojë se në cilat qendra votimi janë këto fletë votimi. Sa më sipër kërkojmë rrëzimin e ankimit”, tha Salianji./Opinion.al

Etiketa: Bashkë fitojmëKASKQZ

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Kosovë/ Përfundon protesta e serbëve në Zubin Potok

Kosovë/ Përfundon protesta e serbëve në Zubin Potok

Ambasadori amerikan në Serbi: Prishtina do të ketë pasoja për veprimet në Veri

Ambasadori amerikan në Serbi: Prishtina do të ketë pasoja për veprimet në Veri

Shembet tribuna e stadiumit plot me fëmijë, 1 i vdekur dhe 26 të plagosur

Shembet tribuna e stadiumit plot me fëmijë, 1 i vdekur dhe 26 të plagosur

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com