Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR ka ndërhyrë pasditen e sotme për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan.
Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.
“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.
KFOR ka përdorë gaz lotsjellës, ndërkohë protestuesit kanë gjuajtur me sende të forta në drejtim të ushtarëve.
Siç raportohet nga mediat kosovare, janë plagosur disa pjesëtarë të KFOR-it, ndërkohë është djegur edhe një automjet.
Protesta e serbëve në komunën e Zveçanit nisi në mënyrë paqësore, por degradoi me kalimin e orëve, aq sa protestuesit gjuajtën në drejtim të KFOR-it me sende të forta./Opinion.al