Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thirrur në takim tre kryetarët e rinj shqiptarë të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Sipas asaj që raportojnë mediat e Kosovës, takimi pritet të mbahet në orën 09:00 në zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Mëngjesin e sotëm, grupe të serbëve lokalë janë mbledhur para ndërtesave komunale në veri për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë.
Përveç Policisë së Kosovës, që gjendet para ndërtesave komunale, në veri është vërejtur shtim i pranisë së pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Pas përleshjeve mes Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë më 26 maj, Shtetet e Bashkuara dënuan ashpër ato që i cilësuan si “masa të dhunshme” të Qeverisë së Kosovës./Opinion.al