Pas fitores së zgjedhjeve, Rexhep Tajip Erdogan është uruar nga homologët e tij të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social twitter, Begaj shkruan se miqësia mes Turqisë dhe Shqipërisë do vijojë të rritet më tej.
“Urime të përzemërta Erdogan në rizgjedhjen tuaj! Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojnë dhe do të rritet më tej”-shkruan Begaj.
Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kanë shkruar se presim me padurim që të thellojnë bashkëpunimin me Turqinë.
“Urime, mik i dashur, Erdogan në rizgjedhjen tuaj. Unë kam besim se ju do të mbeteni të përkushtuar ndaj zhvillimit të vazhdueshëm të vendit tuaj dhe mirëqenies së qytetarëve të tij. Në Serbi, ne presim të forcojmë më tej marrëdhënien tonë, bazuar në respektin dhe miqësinë reciproke”- shkruan Vuçiç në Twitter.
Ndërkohë presidentja Osmani tha:
“I shprehim urimet tona të përzemërta presidentit Recep Tayip Erdogan. Derisa ju vazhdoni ta udhëhiqni Turqinë drejt sukseseve të reja, unë pres me pa durim të punojmë së bashku për ta rritur bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, shtoi Osmani./Opinion.al