Kontrollet me dron kanë zbuluar në fshatin Ungrej, Lezhë 3000 fidanë cannabis sativa, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë. Fidanët u asgjësuan me anë të djegies.
Policia e Lezhës, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.
Kjo është faza e pestë e operacionit policor të koduar “Imazhi”, e zhvilluar në territorin e fshatit Ungrej, Lezhë.
Gjatë 4 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshëm të qarkut, u asgjësuan në total 849 fidanë narkotikë dhe u vunë në pranga 2 autorë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.