Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asgjësohen 1437 fidanë kanabis në Shkodër/ Në pranga 2 persona, në kërkim dy të tjerë

2023/05/26 at 10:56 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Asgjësohen 1437 fidanë kanabis në Shkodër/ Në pranga 2 persona, në kërkim dy të tjerë

Policia e Shkodrës ka asgjesuar 1437 fidanë kanabis në 2 ambiente të ndryshme, si dhe ka vënë në pranga 2 autorë të dyshuar për këtë veprimtari kriminale dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Uniformat blu bëjnë me dije se falë megaoperacionit në të cilin janë përfshirë 80 forca policore dhe 6 dronë, janë evidentuar dhe asgjësuar 1437 fidanë cannabis sativa.

Sipas informacioneve zyrtare për këtë veprimtari kriminale janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, autorë të dyshuar të kultivimit të 350 fidanëve në tokë dhe 137 fidanëve në kubikë, si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit babë e bir, pasi në territorin e banesës së vjetër të tyre, janë gjetur 950 fidanë të kultivuar në tokë.

“Në vijim të operacioneve dhe të megaoperacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen që në fazën fillestare, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Shkodër, është finalizuar faza e tretë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”.

Gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Gjuran, njësia administrative Pult, dhe në territorin e fshatit Vilzë, njësia administrative Postribë, u evidentuan të kultivuara në tokë 1300 fidanë cannabis sativa dhe 137 fidanë të tjerë u evidentuan në kubikë, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë. Fidanët narkotikë janë asgjësuar me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Falë veprimeve të shpejta operacionale, bazuar dhe në informacionet e siguruara, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e 4 shtetasve si autorë kryesorë të dyshuar të këtyre tentativave për kultivimin e fidanëve narkotikë. 2 prej këtyre shtetasve janë vënë në pranga dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, konkretisht:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit M. L., 43 vjeç, banues në fshatin Limsh dhe B. F., 53 vjeç, banues në fshatin Vilzë, autorë të dyshuar të kultivimit të 350 fidanëve në tokë dhe 137 fidanëve në kubikë;

-u shpallën në kërkim shtetasit L. F. dhe P. F. (babë e bir), pasi në territorin e banesës së vjetër të tyre, janë gjetur 950 fidanë të kultivuar në tokë”, tha policia./Opinion.al

Etiketa: asgjesimKanabispolicia

Ju sugjerojmë

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik
Kryesore

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik

23 Qershor, 2025 8:40 pm
Opinion – Makinat super luksoze të Enver Hoxhës – 19 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Makinat super luksoze të Enver Hoxhës – 19 Qershor 2025

23 Qershor, 2025 8:32 pm
Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

23 Qershor, 2025 8:21 pm
Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari
Bota

Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari

23 Qershor, 2025 8:18 pm
Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës
Aktualitet

Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës

23 Qershor, 2025 8:03 pm
Analiza e REL: Kosova, larg Lindjes së Mesme, por afër pasojave
Rajoni

Analiza e REL: Kosova, larg Lindjes së Mesme, por afër pasojave

23 Qershor, 2025 7:47 pm
Irani goditi bazën amerikane, reagon Katari: Nuk ka viktima!
Bota

Irani goditi bazën amerikane, reagon Katari: Nuk ka viktima!

23 Qershor, 2025 7:27 pm
Irani goditi bazat amerikane në Katar dhe Irak, SHBA po gjurmon raketat
Bota

Irani goditi bazat amerikane në Katar dhe Irak, SHBA po gjurmon raketat

23 Qershor, 2025 7:27 pm
Sulmi i Iranit, SHBA: Po monitorojmë kërcënimet ndaj bazës ajrore amerikane në Katar
Bota

Sulmi i Iranit, SHBA: Po monitorojmë kërcënimet ndaj bazës ajrore amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 7:16 pm
NATO mbështet Trump: Sulmet amerikane në Iran nuk shkel ligjin ndërkombëtar
Bota

NATO mbështet Trump: Sulmet amerikane në Iran nuk shkel ligjin ndërkombëtar

23 Qershor, 2025 7:06 pm
Para
“340 mijë € për mbylljen e gjyqit”, kush është 30-vjeçarja që mashtronte qytetarët

Merrte shuma të mëdha parash përmes mashtrimit, gjykata lë në burg Milena Derajn

Mori 570 mijë €, Milena Deraj në gjykatë:Më kërcënuan 4 banda, më vunë pistoletën në kokë

Mori 570 mijë €, Milena Deraj në gjykatë:Më kërcënuan 4 banda, më vunë pistoletën në kokë

Tragjedi në Mykonos, përmbyset varka me emigrantë/ Mbyten 3 persona, 12 të zhdukur

Tragjedi në Mykonos, përmbyset varka me emigrantë/ Mbyten 3 persona, 12 të zhdukur

TE FUNDIT

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik
23 Qershor, 2025

Teksa tensionet në Lindjen e Mesme janë në rritje, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dal me një...

Lexo më shumë

Opinion – Makinat super luksoze të Enver Hoxhës – 19 Qershor 2025

Opinion – Makinat super luksoze të Enver Hoxhës – 19 Qershor 2025
23 Qershor, 2025

Dy makinat kryesore që Enver Hoxha përdori gjatë jetës së tij, një Meercedes luksoz i vitit 1964 dhe një makinë,...

Lexo më shumë

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
23 Qershor, 2025

Astrologjia këtë javë ka vendosur që të na surprizojë! Astrologia Meri Shehu ka një lajm surprizë për të gjithë ata...

Lexo më shumë

Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari

Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari
23 Qershor, 2025

Irani ka deklaruar se sulmi i ndërmarrë së fundmi kishte për qëllim objektivat amerikane dhe jo Katarin. Në një deklaratë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com