Një pjesë e emisionit të sotëm “Opinion” i dedikohet Presidentit turk Tayip Erdogan, jetës dhe pushtetit të tij.
I ftuar në studio gazetari, Berat Buzhala, u shpreh se Turqia i ka kërkuar qeverisë së Kosovës që ta arrestojnë.
Ai u shpreh konkretisht, se ambasadorja turke ka shkuar te ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe i ka thënë që ta arrestojnë Beratin.
Gazetari shprehet se fatmirësisht nuk e kanë arrestuar pasi ka patur një ndikim të madh të shteteve mike.
Biseda në studio
Blendi Fevziu: Ti u ke bërë thirrje atëherë që qytetarët e Kosovës të bashkoheshin me puçistët?
Berat Buzhala: Kur ka filluar të trajtojë Ballkanin si vilajet të Perandorisë Osmane ka lëshuar urdhër, ka shkuar ambasadorja turke tek ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe i ka thënë arrestojeni Beratin. Fatmirësisht nuk më kanë arrestuar sepse ka pasur një ndikim të madh të shteteve mike, i kanë shkuar qeverisë së Kosovës…
Blendi Fevziu: Në Turqi ke shkuar ndonjëherë?
Berat Buzhala: Jo, as në shtetet që janë afër Turqisë.
Blendi Fevziu: Prandaj s’ke dëgjuar ti për Erdoganin se nuk e ke parë Stambollin në vitet e fundit?
Berat Buzhala: Kjo është propaganda e egër që bëhet e erdoganistëve që e lidhin fatin e Turqisë me Erdoganin. Unë nuk e përziej atë gjë.