Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Shqipëria në katrahurë, shpëtohet vetëm me rikthim të besimit tek politika

2023/05/25 at 11:16 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tabaku: Shqipëria në katrahurë, shpëtohet vetëm me rikthim të besimit tek politika

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur ditën e sotme në Kuvend për çështjen e rritjes së pagave, por nuk ka lënë pa përmendur edhe situatën e zgjedhjeve të 14 majit.


Tabaku e cilëson premtimin e qeverisë për rritjen e pagave si një tentativë për të marrë pushtetin vendor.

Deputetja e PD fajëson opozitën për mospjesëmarrjen e qytetarëve në kutitë e votimit, ku thotë se Shqipëria është në katrahurë dhe mund të shpëtohet vetëm me rikthim të besimit te politika e ndryshimi.

 “Për shumë prej nesh besoj se është e vështirë rifillimi i seancave aty ku e lamë duke u sjellë sikur nuk ka ndodhur gjë, pak më shumë se një javë më parë Shqipëria dhe shqiptarët humbën shansin për një rotacion lokal, ku harta kishte pak a shumë të njëjtën pamje që kishte katër vjet më parë. Këtu nuk është as vendi as momenti për të bërë analizat tona të brendshme, por sigurisht që pak gjëra dua t’i them: Është fakt që mbas zgjedhjeve të 2021 largimi i shqiptarëve nga këto troje është rritur e përshpejtuar sa jo pak herë vrikemi të justifikojmë dhe me pak siklet se çfarë ndodh; kush janë arsyet; se pse sot ka më pak shpresë dhe pse shqiptarët largohen. Kam takuar pa fund të rinj e të reja që kanë një mllef, mërzi por dhe dëshirë për ndryshim, që duan ta materializojnë dhe fatkeqësisht nuk arritën dot ta bëjnë në zgjedhjet lokale, që nuk arritën dot që atë potencial të paçliruar ta çlironin dhe sot të diskutonim për të ardhmen e jo të shkuarën.

Kur shihja fytyrat e lodhura në takimet elektorale që prisnin me valle për të dëgjuar se çdo ndodhë nesër, kur shihja moshën mesatare të rritur, kur pashë shifrat që nga mbi 122 000 votues për herë të parë, zgjodhën të shkojnë në votime as 17 mijë të tillë, pra 13.5%, atëherë e kupton që kjo pafuqi është shprehur dhe me refuzimin për të votuar. Më tej, kur pashë shifrat që thuajse 300 mijë shqiptarë kishin vendosur të qëndrojnë në shtëpi atë të dielë, atëherë e kupton që kjo pafuqi është shprehur dhe me refuzimin për të votuar. Ndërkohë, një pjesë e jona akoma pretendon supremaci. Ku është supremacia? Ku është fitorja? Ku është krenaria? Në humbje, pa nder! Ka një ndjenjë të thellë frustacioni që rinia e tyre është marrë peng nga një elitë politike që i bën të ndjehen të pafuqishëm për të ndryshuar për mirë vendin.

Janë disa barriera të ngritura apostafat, qëllimisht, për të ushqyer këtë ndjenjë apo të ngjashme si këto dhe që i shtyjnë shumë të largohen në vend që të kërkojnë ndryshimin. Barrierat për të cilat flas nuk janë të padukshme, barrierë është dhe përpjekja e vazhdueshme për të influencuar votën apo këmbëngulja e vazhdueshme për të vendosur nën presion administratën, një shtet i kthyer në njësh me partinë në pushtet, blerja e votës, dhe me një konkurrencë të pashëndetshme për demokracinë mes ministrave që me çdo kusht duhet të terheqin vemendjen e liderit e përdorin çdo burim në atë drejtim.

Në qendrat e bojatisura të qyteteve të rilindura, ku kërcenin të moshuarit, u fol për shumëçka por shumë pak se si do jetë qeverisja nesër. Pa program por me dajre, pa politika por me muzikën në gojë dhe ahengun si ndërmjetës. E në këtë logore fjalësh, kërcimesh, refuzimi për të vepruar, mungese alternative e programi, presioni e lloj-lloj turli eksperiencash erdhi dhe sigurisht dhe premtimi për rritjen e  madhe të pagave. Rritja ekonomike e parashikuar nga qeveria shqiptare vitin e shkuar prej 4.84% nuk do të jetë më e tillë; pritshmëria tejet optimiste e qeverisë shqiptare në fakt do të përfundojë në 2.2%.

Të punësuarit në administratën publike e meritojnë rritjen e vonuar të pagave. Pasi qeveria në vend që të punonte për një rritje graduale të pagave dhe padyshim edhe meritokracinë ka investuar në sektorin e korrupsionit. Fatkeqësisht pabarazia në vendin tonë duket se është thellësisht një proces i ndikuar dhe drejtuar nga parlamenti i Shqipërisë. Sa e sa ligje janë miratuar këtu që promovojnë pabarazinë dhe mungesën e mobilitetit social?

E bashkë me këtë administrata publike sot ka nevojë të jetë e pakapur, ka nevojë të jetë jo-politike; ka nevojë të vazhdojë atë që nisi në 2013 po u shkel me këmbë një sistem ku promovohesh pa lidhje partiake. Kur dëgjoj prezantimet e këshilltareve bashkiakë nëpër rrethe, janë të gjithë të punësuar në OSHEE, administratë, drejtori rajonale. I gjithë shteti është i lidhur politikisht! Prandaj largohen sot dhe të rinjtë, sepse duhet patjeter të jesh dikushi, ose familjar i dikushit, ose i lidhur me dikë që punësohet në shtet, që të kesh mundësi të arrish diçka.

Besoj, se shqiptarëve u bëhet vonë për politikën. E kuptojnë shumë mirë se kur e shkuara u përdoret si shantazh për të ardhmen, se kur e shkuara u sillet si barrierë për të mos ndryshuar dhe për të mos luftuar, edhe për gabimet tona si opozitë, ata zgjedhin që të mos votojnë dhe të bojkotojnë. Gjithsesi, kjo nuk duhet të na dekurajojë nga një përpjekje e thjeshtë dhe tërësisht e ndershme për të dëgjuar shqiptarët, demokratët dhe madje edhe socialistë. Për t’i ftuar ato në një angazhim dhe për t’i mikluar që në vend të cinizmit të na ofrojë shansin për t’i përfaqësuar apo për t’u përfaqësuar. E di që shumë prej tyre janë mosbesues ndaj nesh! Nuk u vë faj! Shqipëria sot është një katrahurë ekonomike dhe politike. Besoj se ka vetëm një rrugë për ta shpëtuar vendin nga kjo katrahurë, rikthimi i besimit tek politika, rikthimi i besimit tek ndryshimi. Tek politika si instrument për të bërë mirë e për të ndryshuar çdo ditë, jo sa herë ka zgjedhje! Me çdo mundësi, qoftë dhe me kosto politike për secilin prej nesh”, tha Tabaku./Opinion.al

Etiketa: jorida tabakukuvendparlamentPD


Ju sugjerojmë

Aktualitet

Kredia në rritje, Shqipëria kryeson rajonin

19 Gusht, 2025 5:07 pm
Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës
Aktualitet

Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës

19 Gusht, 2025 4:27 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur…arrestohet 61-vjeçari

19 Gusht, 2025 4:13 pm
Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR
Aktualitet

Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR

19 Gusht, 2025 3:56 pm
Integrimi dhe konsensusi politik/ Spiropali takon ambasadorin e BE, Silvio Gonzato
Aktualitet

Integrimi dhe konsensusi politik/ Spiropali takon ambasadorin e BE, Silvio Gonzato

19 Gusht, 2025 3:47 pm
Takimet në Shtëpinë e Bardhë – një hap në drejtimin e duhur
Bota

Takimet në Shtëpinë e Bardhë – një hap në drejtimin e duhur

19 Gusht, 2025 3:28 pm
Fluks në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm 4 ditë
Aktualitet

Fluks në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm 4 ditë

19 Gusht, 2025 3:12 pm
Netanyahu paralajmëron: Do shpërthejë luftë e tmerrshme bërthamore nëse nuk ndalet Irani
Bota

Netanyahu për kryeministrin australian: Politikan i dobët që tradhtoi Izraelin

19 Gusht, 2025 3:03 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Patos, të plagosur tre persona

19 Gusht, 2025 2:50 pm
Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?
Rajoni

Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

19 Gusht, 2025 2:38 pm
Para
“Shqiptarët nuk na kanë braktisur”, Rama: Na kanë mbështetur më shumë se kurrë

"Shqiptarët nuk na kanë braktisur", Rama: Na kanë mbështetur më shumë se kurrë

Rritja e pagave, Rama: Ngjitemi në nivelin e lartë të rajonit

Rritja e pagave, Rama: Ngjitemi në nivelin e lartë të rajonit

Rritja e pagave, Sula: Shtesa që përfitoj do të shkojë për Shoqatën e Jetimëve në Peqin

Rritja e pagave, Sula: Shtesa që përfitoj do të shkojë për Shoqatën e Jetimëve në Peqin
















TE FUNDIT

Kredia në rritje, Shqipëria kryeson rajonin

19 Gusht, 2025

Kredia për sektorin privat në Shqipëri ka shënuar një rritje të fortë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, duke...

Lexo më shumë

Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës

Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës
19 Gusht, 2025

Në gjysmën e dytë të gushtit, Durrësi ka përjetuar një fluks të lartë vizitorësh, jo vetëm në bregdet, por edhe...

Lexo më shumë

Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur…arrestohet 61-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
19 Gusht, 2025

Policia Kufitare e Goricës ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në...

Lexo më shumë

Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR

Shtyhet në shtator publikimi i raportit final nga ODIHR
19 Gusht, 2025

Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në muajin shtator. Burime zyrtare nga kjo organizatë i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com