Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Lushnje pasi grabitën me dhunë një dyqan.
Sipas uniformave blu raportohet se 29-vjeçari Demir Ymeri së bashku me 26-vjeçarin Haki Xhindi u kapën në flagrancë pasi tentuan të arratisen me automjetin e tyre pas vjedhjes së dyqanit.
Nga kontrollet e bëra janë sekuestrohen sendet e vjedhura dhe automjeti me të cilën po përpiqeshin të arratiseshin.
“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, për një rast vjedhjeje me thyerje, në një dyqan në lagjen “Skënder Libohova”, u arrestuan shtetasit D. Y., 29 vjeç, banues në Lushnjë dhe H. Xh., 26 vjeç, banues në Roskovec.
Këta shtetas u kapën në flagrancë menjëherë pasi kishin vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit S. D., teksa tentonin të largoheshin me një automjet që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me sendet e vjedhura.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas”, tha policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al