Në emisionin e së hënës në “Opinion” (22 Maj, 2023) është diskutuar për temën “Ndryshimet e reja, çfarë do të ndodhë me PD-në?
Në pjesën e parë “Opinion” është fokusuar te zhvillimet e fundit brenda PD-së, pasi Gazment Bardhi u zgjodh nga një numër deputetësh demokratë kryetar i grupit parlamentar pas dorëheqjes së Alibeaj. I ftuar në studio ka qenë vetë Bardhi në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu.
Në pjesën e dytë, “Opinion” është fokusuar te vrasja e Arian Gosës në një lokal në Kavajë teksa po pinte kafe me babain e tij.
Motivi kryesor i krimit dyshohet se është ai i hakmarrjes pasi në mars të këtij viti, vëllai i viktimës Armand Gosa bashkë me një tjetër shtetas Altin Rexhën, patën një konflikti, gjatë të cilit vranë njëri-tjetrin. Të ftuar në studio për këtë çështje kanë qenë: Klodiana Lala, Eni Ferhati.
Ndërsa në pjesën e tretë është transmetuar një material interesant teksa kanë kaluar 50 vjet nga revolta e ndodhur në burgun e Spaçit.