Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Numri i lartë i aksidenteve, vetëm 10% e shoferëve të ritestuar morën provimin

2023/05/22 at 1:52 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Numri i lartë i aksidenteve, vetëm 10% e shoferëve të ritestuar morën provimin

Ndonëse Shqipëria ka numrin më të ulët të automjeteve për banorë në Europë ka nivelin më të lartë të aksidenteve në rrugë me pasojë në humbjen e jetës.

Statistikat zyrtare tregojnë se në shumicën e rasteve fajet burojnë moszbatimi i rregullave të qarkullimit si nga shoferë, ashtu edhe nga këmbësorët. Por një statistikë e fundit e Drejtorisë së Transportit Rrugor tregoi gjendjen e mjerueshme të njohurive të shoferëve që drejtojnë automjetet në vendin tonë.

Nga 429 ri-regjistrime pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, vetëm 44 veta kanë rifituar Lejen e Drejtimit, njoftoi sot Drejtoria e Përgjithshme e Transportit RRugor. Siç shihet vetëm 10.2% e shofereve që kanë që janë kapur ne shkelje kanë arritur të rifitojnë patentën.

Me tej DPTRR sqaroi se kishte vetëm 3 kalues në Testin e rimarrjes së Lejes së Drejtimit, në seancën e 20-të të ri-testimit që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në Autoshkollë (6 Qershor 2022), nga 25 kandidatë për këtë seancë.

“Për ata që ne i konsiderojmë kontingjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, që me aktet e reja në fuqi për të rifituar të drejtën e patentës duhet të regjistrohen nga e para në Autoshkollë e t’i ri-nënshtrohen testit teori-praktikë” reagoi sot Drejtoria e Transportit.

DPTRR bëri thirrje të respektohen normat e qarkullimit rrugor sepse “nëse do t’i humbni të gjitha pikët, do të riktheheni në Autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitoni patentën vetëm nëse nuk keni mbi 3 gabime në pyetësorin e Normave të Sjelljes me 30 fjali si edhe nëse kaloni në testin e praktikës, të dyja testet nën e-Monitorim”.

Aksidentet rrugore me pasojë vdekjen dhe plagosjen janë një bilanc lufte në vendin tonë. Vetëm në muajin prill të këtij viti ndodhen 69 aksidente rrugore. Në 87,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha deri 24 vjeç, duke zënë 24,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Gjatë vitit të kaluar ndodhen 1.165 aksidente rrugore nga 1.376 aksidente, të ndodhura në vitin 2021.

Aksidentet në 79,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve me 2022 është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 28,6 % dhe në 14,3 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Në fund të vitit 2021 në të gjithë vendin ishin të regjistruara rreth 590 mijë vetura. Me të dhëna të përgjithshme 1 në 5 shqiptare ka një makinë. Krahasimi me të dhënat e tjera të Eurostat tregon se Shqipëria e ka këtë tregues shumë më të ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, ku një në dy banorë ka një auto veturë (0.53 auto vetura për banor)./Monitor

Etiketa: aksidenteprovimshofere

Ju sugjerojmë

“Shkak veprimet e Kurtit”,  SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën
Kryesore

“Shkak veprimet e Kurtit”, SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

12 Shtator, 2025 2:21 pm
Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit
Rajoni

Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

12 Shtator, 2025 2:12 pm
40 mijë ushtarë në terren, mbyllet kufiri Poloni-Bjellorusi
Bota

40 mijë ushtarë në terren, mbyllet kufiri Poloni-Bjellorusi

12 Shtator, 2025 2:07 pm
Shqipëria s’do të luajë në Beograd më 11 tetor,ndeshja spostohet në një tjetër qytet
Sport

Shqipëria s’do të luajë në Beograd më 11 tetor,ndeshja spostohet në një tjetër qytet

12 Shtator, 2025 1:46 pm
Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues
Politikë

Bardhi reagon për dekretin e presidentit për Diellën: Qesharak dhe antikushtetues

12 Shtator, 2025 1:39 pm
Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë
Politikë

Akuzat e opozitës në shallin e Sara Miles: Shpresoj të më kërkojnë ndjesë

12 Shtator, 2025 12:51 pm
Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj
Kryesore

Rama shkon presidencë, pritet nga Bajram Begaj

12 Shtator, 2025 12:15 pm
Danimarka nis blerjen më të madhe të armëve ndonjëherë
Bota

Danimarka nis blerjen më të madhe të armëve ndonjëherë

12 Shtator, 2025 11:49 am
‘KLGJ dhe KLP asnjë fjalë”/ Berisha: Rama sulmoi një prokurore e një gjykatës
Kryesore

Bojkot në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës? Berisha: Është një opsion

12 Shtator, 2025 11:17 am
Rama njofton riformatim edhe për komisionet parlamentare
Kryesore

PD bllokoi foltoren e Kuvendit, Rama: Diella më tha humbës është ai që…

12 Shtator, 2025 10:54 am
Para
Veliaj dhe Granoff vizitojnë Piramidën: Është kthyer në pikë turistike për Tiranën

Veliaj dhe Granoff vizitojnë Piramidën: Është kthyer në pikë turistike për Tiranën

Zjarri përfshiu ndërtesën historike të postës në Filipine, raportohen 7 të plagosur

Zjarri përfshiu ndërtesën historike të postës në Filipine, raportohen 7 të plagosur

U prezantuan si vullnetarë, shqiptarët i vjedhin 6000 € një çifti të moshuarish në Itali

U prezantuan si vullnetarë, shqiptarët i vjedhin 6000 € një çifti të moshuarish në Itali

TE FUNDIT

“Shkak veprimet e Kurtit”, SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën

“Shkak veprimet e Kurtit”,  SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën
12 Shtator, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për...

Lexo më shumë

Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit

Ish-ndihmësekretar amerikan i Shtetit: Do të jem dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit
12 Shtator, 2025

James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmësekretar amerikan i Shtetit, tha se javën e...

Lexo më shumë

40 mijë ushtarë në terren, mbyllet kufiri Poloni-Bjellorusi

40 mijë ushtarë në terren, mbyllet kufiri Poloni-Bjellorusi
12 Shtator, 2025

Varshava pritet të vendosë 40,000 trupa në kufirin me Bjellorusinë dhe Rusinë. Vendimi vjen pas shkeljes së hapësirës ajrore polake nga Moska. Ndërkohë...

Lexo më shumë

Shqipëria s’do të luajë në Beograd më 11 tetor,ndeshja spostohet në një tjetër qytet

Shqipëria s’do të luajë në Beograd më 11 tetor,ndeshja spostohet në një tjetër qytet
12 Shtator, 2025

Tashmë është zyrtare, mësohet se ndeshja Serbi-Shqipëri e planifikuar për t’u zhvilluar në Beograd në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com