Ditën e sotme në Greqi janë duke u zhvilluar zgjedhjet parlamentare.
Për të shprehur vullnetin e tij përmes votës, një fermer 50-vjeçar ka zgjedhur të shkojë në qendrën e votimit i shoqëruar nga kali dhe gomari i tij.
Ai ka shkuar në qendrën e votimit të shkollës së mesme speciale Argolida, në Nafplio, në foto duket fermeri i hipur mbi kalë dhe i shoqëruar nga një gomar i vogël, i cili po bëhet gati të ulet në oborrin e shkollës së mesme ku po mbahen votimet.
Siç shkruan faqja argolikeidhseis.gr, Aristides Tsirikos zgjodhi këtë mënyrë për të protestuar për situatën politike në Greqi.
Qytetarët grek i janë drejtuar sot qendrave të votimit dhe kutive për të vendosur me votën e tyre për qeverinë që do i udhëheqë në 4 vitet në vijim, por duket se në qendrat e votimit nuk janë shfaqur vetëm njerëzit./Opinion.al