Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manastirliu: Po krijohen kushtet në Shqipëri për realizimin e riprodhimit invitro falas

2023/05/19 at 3:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Manastirliu: Po krijohen kushtet në Shqipëri për realizimin e riprodhimit invitro falas

Në Maternitetin “Koço Gliozheni” për herë të parë në Shqipëri po krijohen kushtet me cilësi dhe infrastrukturë optimale për të realizuar procedurën e riprodhimit invitro falas.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar investimin më të ri në Maternitetin “Koço Gliozheni”, ku po realizohet Qendra e Riprodhimit të Asistuar, e para në strukturat e shëndetit publik në Shqipëri.

“Programi i riprodhimit in-vitro është i parashikuar në buxhetin e shtetit të vitit 2023 për të ofruar cilësi dhe kushte optimale për ata pacientë, të cilët do të bëhen prindër falë procedurës së riprodhimit të asistuar. Materniteti “Koço Gliozheni” është një prej sturkturave tona që do ta realizojë i pari këtë program. Një program, i cili më pas do të shtrihet dhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, po sigurisht na nevojitet që jo vetëm të kemi infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, por të kemi edhe stafin, i cili kërkon një specializim dhe kërkon një trajnim dhe edukim në vazhdim përsa i përket këtyre teknikave, të cilat ne duam që t’i realizojmë në Maternitetin “Koço Gliozheni” dhe më pas të vijojmë dhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”- tha Ministrja Manastirliu.

Riprodhimi i asistuar do të gatantohet falas, sipas një projeksioni duke filluar nga 100 raste në vit.

“Jemi të fokusuar për të rritur tanimë edhe stafin, ndërkohë që kemi shtuar stafin me dy biologë. Kemi mundësi të vazhdojmë trajnimin dhe përsa i përket obstetër-gjinekologve dhe anesezistëve edhe infermierët që do të punojnë gjithashtu në këtë qendër dhe do të kemi mundësinë që të fillojmë me 100 raste në vitin e parë dhe më pas të rrisim edhe numrin e rasteve, ashtu sikurse ne duam dhe e kemi të projektuar. Ky do të jetë një investim, i cili do të vijojë sepse ne mbështetjen përsa i përket edhe terapive të cilat realizohen në vijim të kësaj procedure, do të financohen nga buxheti i shtetit.- tha ministrja Manastirliu.

Ministrja Ogerta Manastirliu në përfundim të fjalës përmendi programin e autonomisë spitalore për Maternitetin “ Koço Gliozheni”, kur tha se “jam besimplotë që edhe ky spital do të ecë me ritme më të shpejta edhe me autonominë menaxheriale, që më pas ‘ti hapim rrugën dhe autonomisë financiare të spitalit.

Pas investimit në bllokun operator në Maternitetin “Koço Gliozheni” po vijon puna për rikonstruksionin e qendrës së pranimit, spitalin ditor dhe investimi në Qendrën e Riprodhimit të Asistuar, qendra e parë në spitalet publike. Kjo qendër do te jetë e organizuar me: 2 biologe, 2 obstetër-gjinekologë të dedikuar, 2 infermiere, 2 anestezistë. Investim për qendrën e riprodhimit të asistuar në maternitetin “Koço Gliozheni” pritet të përfundojë brenda shtatorit të këtij viti.

Etiketa: falasinvitromanastirliushqiperi

Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Para
Organizator i vrasjes së Devi Kasmit, dënohet me burgim të përjetshëm Aurel Hoxhallari

Organizator i vrasjes së Devi Kasmit, dënohet me burgim të përjetshëm Aurel Hoxhallari

Rama-Benet Becit: Do kesh presione, por të përsërisësh fitoren është më e vështirë

Rama-Benet Becit: Do kesh presione, por të përsërisësh fitoren është më e vështirë

Rritja e pagave kalon te “Ligjet”, Bushka: Do e sugjerojmë edhe për deputetët

Rritja e pagave kalon te “Ligjet”, Bushka: Do e sugjerojmë edhe për deputetët

TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com