Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Vlorë, ku një punëtor ka humbur jetën teksa ishte duke punuar. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një pallat në ndërtim në lagjen “Uji i Ftohtë”.
A.P ishte duke punuar kur ra aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital.
“Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.