Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rezultati i zgjedhjeve, Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së

2023/05/17 at 5:06 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rezultati i zgjedhjeve, Alibeaj jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së

Pasi nuk fitoi asnjë bashki në zgjedhjet e së dielës, Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Alibeaj tha se tashmë PD do të ketë drejtim nga një grup kolegjial, ndërsa thekson se do të vijojë të japi kontributin e tij për partinë.

Ai ka mbajtur detyrën e kryetarit të komanduar të PD, pas largimit të Lulzim Bashës. Pozicion ky që nuk është njohur nga pjesa e PD që drejtohet nga Sali Berisha.

Dekalrata e Alibeajt

Prej më shumë se një vit kam qenë drejtues i Partisë Demokratike. Në kohën më të vështirë të saj.
Kur është vënë në pikëpyetje mbijetesa e partisë që solli pluralizmin në Shqipëri. Mbijetesa e partisë së të djathtëve shqiptarë. Mbijetesa e partisë perëndimore dhe euroatlantike.
Shifrat e proporcionalit tregojnë që Partia Demokratike arriti ta kalojë këtë sfidë, arriti të mbijetojë dhe tani mund të shohë drejt së ardhmes.
Zgjedhjet e 14 Majit sollën monizëm pushteti – Rama i mbajti thuajse të gjitha bashkitë që katër vjet më parë i kishte marrë pa kundërshtarë.
Para një viti, kur e prita në zyrë Sali Berishën, i thashë se më të në krye, demokratët nuk kanë asnjë shans të vijnë në pushtet. Prandaj nuk mund ta ndiqja. Prandaj nuk e ndoqa dhe zgjodha rrugën e qëndresës.
Me këtë rast dua t’u shpreh konsideratën dhe mirënjohjen time të gjithë atyre demokratëve që e vendosën fatin e partisë, të familjes sonë politike, para llogarive dhe pazareve të ngushta e mediokre. Në kohë të vështira duhen njerëz me karakter të fortë. Këtë ju e keni dëshmuar.
Zgjedhjet e 14 Majit, padyshim, patën probleme serioze: presione mbi administratën, përdorim të fortësh, përdorim oligarkësh, sistem elektronik difektoz etj. Por, para së gjithash, ne duhet të shohim nga vetja.
Ne duhet të analizojmë me seriozitet efektet e përçarjes së Partisë Demokratike në rezultatin e zgjedhjeve. Ne duhet të vlerësojmë si duhet punën e bërë në terren nga strukturat e partisë, impenjimin e gjithësecilit, kontributin e gjithësecilit, për të kuptuar çfarë shkoi keq dhe çfarë shkoi si duhet.
Në shenjë reflektimi dhe përgjegjshmërie, kam vendosur të largohem nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni drejtues në grupin parlamentar.
Partia duhet të riorganizohet në mënyrë kapilare, në bazë të parimeve demokratike, siç e kam theksuar vazhdimisht gjatë fushatës elektorale. Partia duhet të ketë rregulla të reja, parime të reja, për t’u ndarë nga e kaluara berishiste dhe për të ndërtuar një aleancë me potencial për 2025-en.
Ne do të duhet të kuptojmë se si t’u flasim jo vetëm demokratëve, por edhe atyre qytetarëve të zhgënjyer nga politika e 30 viteve, të cilët përbëjnë shumicën e heshtur në vend.
Këtë, megjithatë, nuk mund ta bëjë një njeri i vetëm – qoftë ky edhe drejtuesi.
Unë po largohem për t’i hapur rrugën një drejtimi kolegjial të partisë, në këtë fazë që hedh themelet për të ardhmen.
Ka qenë një vendim i Kryesisë që vendosi që pozicionin drejtues, ta mbaja deri pas zgjedhjeve vendore. Tashmë që zgjedhjet përfunduan, po largohem nga drejtimi dhe do të vazhdoj të ushtroj detyrën time dhe përgjegjësinë ndaj demokratëve, si nënkryetar dhe pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike.
Këtë vit që e kam drejtuar partinë kemi patur disa arritje për të cilat jam krenar. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të zhbëhet. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të shkojë drejt Lindjes. Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të shkojë në rrugën qorre të antiamerikanizmit.
Gjithashtu, ne kemi mësuar të flasim lirisht. Ne kemi mësuar të themi të vërtetën. Ne kemi kuptuar që PD duhet të jetë e djathtë, duhet të jetë demokratike, duhet të jetë euroatlantike.
Sepse e tillë lindi dhe ky është misioni ynë.
Kam njoftuar mbledhjen e Kryesisë të premten në orën 12.00
Ju pershendes!

Ju sugjerojmë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Para
7 shqiptarë kandidatë në zgjedhjet parlamentare në Greqi

7 shqiptarë kandidatë në zgjedhjet parlamentare në Greqi

Regjistrimi i PD në zgjedhje/ Bardhi: Zvarritja e paligjshme, po pengohet politikisht

Alibeaj dha dorëheqjen nga drejtimi i PD, Bardhi nis punën për zëvendësimin e tij

Veliaj falenderon patronazhistët dhe aktivistët: Do jem edhe kryebashkiaku i demokratëve

Veliaj merr më shumë vota se PS në Tiranë, përfundon numërimi për këshillin bashkiak

TE FUNDIT

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
6 Qershor, 2025

Në vijim të planit të masave për “Shqipëri–Serbi”, policia e shtetit bën njoftimin për mbarëvajtjen e ndeshjes. Konkretisht, rruga nga...

Lexo më shumë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com