Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një deklaratë për mediat në përfundim të takimit të zhvilluar me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjatë fjalës së tij Meta foli për vjedhjen e votës në zgjedhjet e 14 Majit, ndërsa shtoi se do të fillojë procesi i kontestimit ligjor.
“Çdo minutë, fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen se si mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor, standardet e të cilit ishin zeruar nga vetë ai para se të niste. I gjithë ky shkatërrim i procesit zgjedhor, i tjetërsimit të votës së lirë, jo vetëm po dokumentohet por njëkohësisht do nisë procesi i kontestimit ligjor dhe veprimi opozitar do përshkallëzohet në emër të votës së lirë dhe njëkohësisht ju e dini shumë mirë që pavarësisht të këtij tjetërsimi me porosi të Edi Ramës, nën mbrojtjen edhe të Policisë së Shtetit në shumë qarqe të vendit e realizoi, një gjë është e qartë. Gomerët që iu imponoi Edi Rama qytetarëve shqiptarë për kryebashkiakë nuk do vjedhin më. Përshkallëzimi opozitar në këshillat bashkiakë do nisë menjëherë”-tha Meta.