Një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, është arrestuar nga policia.
Oficerët e policisë bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, per vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Q. H., 28 vjeç, banues në Elbasan.
28-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse më datë 02 gusht 2022, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi Q. H. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, shtetasin O. D., 33 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.