Një konflikt mes tre të rinjve ka ndodhur në qytetin e Tiranës, ku si pasojë janë plagosur dy 20-vjeçarë.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në rrugën “Tish Daija”, ku shtetasi B. R., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., 20 vjeç.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy 20-vjeçarët, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 15.05.2023, rreth orës 14:15, në rrugën “Tish Daija”, shtetasi B. R., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., 20 vjeç, dhe më pas është larguar.
Si pasojë shtetasit J. P., dhe Q. H., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al