Vijon numërimi i votave në Turqi. Sipas raportimeve të fundit, bëhet me dije se partia e Erdogan kryeson ndaj kundërshtarëve.
Informacionet tregojnë se sipas rezultateve me 80% të votave të numëruara në Turqi, Tayyip Erdogan kryeson me 50,43%, Kemal Kilicdaroglu 43,77%, Sinan Ogan 5,31% dhe Muharrem Ince 0,5%.
Reuters raporton se në 75% të votave të numëruara, Stambolli dhe qendrat e tjera të mëdha urbane të Turqisë integrohen gradualisht dhe forcohet përqindja e kandidatit të opozitës Kemal Kilicdaroglu.
Me 75% të votave të numëruara, agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu rendit të parin Erdogan me 50.76% dhe Kılıçdaroğlu me 43.43%.
Performanca e qëndrueshme e kandidatit të tretë, nacionalistit Sinan Oğan, e pandryshuar në pak më shumë se 5.3%, bën një raund të dytë, të planifikuar për dy javë më 28 maj.
Numërimi i 80% të votave katër orë pas mbylljes së qendrave të votimit në Turqi (17:00), tregon se numërimi zyrtar po ecën me ritme shumë të shpejta./Opinion.al