Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.
Një zyrtar i DASH pasi është pyetur nga një gazetar i medias greke Iefimerida-s në Uashington është shprehur se SHBA ka kërkuar vazhdimisht nga autoritetet dhe partite politike në Shqipëri që të grantojnë votuesit që të mund të ushtrojnë të lirë të drejtën e tyre themelore demokratike për të votuar.
DASH i ka bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe barabartë.
“Ne kemi kërkuar vazhdimisht nga autoritetet dhe partitë politike që të garantojnë që votuesit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është e rëndësishme që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe rregullat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. U bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregullat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës amerikane i janë bashkuar institucioneve të tjera ndërkombëtare për të monitoruar zgjedhjet në të gjithë vendin”, u shpreh zyrtari i DASH sipas medias greke.
Fredi Beleri u vu në pranga me urdhër të Prokurorisë së Vlorës për korrupsion aktiv në zgjedhje. Në pranga u vu edhe Pandeli Kokoneshi i akuzuar për të njëjtën vepër penale. Policia thotë se pas arrestimit të tyre ka sekuestruar një shumë parash prej 40 mijë Lekësh të rinj./Opinion.al