Kandidati për president të Turqisë Muharrem Ince është tërhequr nga gara.
Kjo lëvizje vetëm tri ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në vend, pritet që të shkojë në avantazh të rivalit të Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu.
Sondazhet e bëra deri më tani tregojnë se Ince ishte “figurë e tretë” dhe disa personazhe të opozitës druheshin se ai do të ndante në dysh votën anti-Erdogan.
“Po e tërheq kandidaturën time”, tha kreu i partisë Memleket gjatë një konference për shtyp.
“Atë që kam parë në 45 ditët e fundit, nuk e kam parë në 45 vitet e fundit”, tha Ince, duke iu referuar një videoje erotike të publikuar që besohet të jetë modifikuar nga Izraeli.
Ditët e fundit ai ka qenë nën presion për t’u tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale. Ai mori kërcënime në Twitter se do t’i bëhej publike një video e një afere të tij.
Për presidentin turk, Erdogan, Ince ishte një “aset kritik” dhe qeveria e tij kishte bërë gjithçka që mundej për të ngritur profilin e fushatës së tij.