Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për media ku i bën thirrje çdo qytetari që të marrin pjesë në votime në zgjedhjet e14 Majit.
Në një konferencë për shtyp, Meta u shpreh se bojkotimi i zgjedhjeve do të thotë që Rilindja të vijojë të mbetet në pushtet.
I pyetur nga gazetarët nëse mbështetësit e PL ishin të përfshirë në shit-blerje vote, ai ka thënë se këto raste nuk kanë lidhje me Partinë e Lirisë.
Sipas tij, ngjarje të tilla janë të inskenuara nga Bledi Cuçi.
“Këto janë pa lidhje. Rast i qartë kjo është lojë e Bledi Cuçit, inskenues i lajmeve të tilla nuk ka lidhje me shtabin tonë. Tani do ketë lajme të tilla dhe të gjithe diplomatet e dine se kush po përdor burimet shtetërore. Janë inskenime të mjera të Cuçit, një kapterr i Ramës”, u shpreh Meta.