Pasditen e sotme, PS zhvilloi takimin përmbyllës së fushatës zgjedhore për 14 majin në Kavajë.
Duke mos i kursyer fyerjet ndaj kundërshtarëve politik, kryetari i PS, Edi Rama u shpreh se vota ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës është një votë kundër interesave kombëtare.
Rama tha se Partia Demokratike nuk bëri asgjë për Kavajën, por e mori peng duke e izoluar për vite me radhë.
Rama u shpreh se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kavajë, ka hyrë në garë për të mbrojtur hallet e dyshes Rama-Meta.
“Sot dua t’ju kujtoj se këtu ku jemi ne, ku ne kemi ardhur në fillim në Kavajë, ishte një rrugën, këto pemë të bukura nuk ishin, ky bulevard i shtruar me gurtë nuk ishte. Të gjitha këto shtëpi ishin, por ishin shëmbëlltyra e rrënimit dhe kjo ishte pamje dhe gjendja e rrugës kryesore të Kavajës, pjesa tjetër ishte një tmerr, që u vinte vërdallë atyre dy gishtave, Iu kujtohen ato dy gishta. Ato dy gishta ishin si një sfurk, që e kishte marrë peng Kavajën. Në Kavajë dielli ka nisur të buzëqeshë sërish, kur populli i Kavajës vendosi të provonte në drejtim PS, Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë e dinë të gjithë. Kavaja ishte një nga bashkitë me tragjedinë më të madhe, sipas meje të kthimit të besimit në zhgënjim, në një zhgënjim aq të thellë dhe të rëndë, që edhe njerëzit këtu nuk donin t’ia pranon as vetë, sepse u vinte shumë zor, sepse ata kishin bërë gjithçka për ata që sot kthehen prapë në Kavajë dhe duan ta marrin Kavajën prapë në emër të luftës së tyre me drejtësinë dhe të halleve të tyre me gjithë botën. Është një maskë e atyre të dyve dhe për turpin e tij, për turpin e familjes së tij, ia ka dhënë fytyrën për maskë dy njerëzve, të cilët sot janë turpi i Shqipërisë. Nuk janë turp se e them unë, unë kam bërë shumë beteja, sidomos atë gërdallën e madhe, por s’i kam thënë turp i Shqipërisë, por sot e them këtë fjalë që nuk jam unë që e kam përcaktuar, por e përcakton si turp i Shqipërisë damka që i ka vënë në lule të ballit aleatët tanë më të mëdhenj. Redi është shalqi me provë, kurse ata janë mos e pyet se çfarë janë, gjeni vetë se çfarë janë. Redi nuk është i rënë nga qielli, nuk është pa të meta, por është njeri që i ka ndenjur punës mbi kokë”, tha Rama.