Mbreti Charles u kurorëzua zyrtarisht. Kryepeshkopi vendosi kurorën e Shën Eduardit në kokën e Mbretit, pjesa më e rëndësishme e shërbimit të kurorëzimit.
Është hera e parë në jetë që monarku mban në kokë kurorën e Mbretërisë së Bashkuar.
Një tjetër thirrje “Zoti e ruajtë Mbretin” u bë nga kryepeshkopi dhe nga kongregacioni.
BBC raporton se këmbanat e abacisë ranë, po ashtu dëgjohen boritë dhe përshëndetjet me armë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.