Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të “çarmatoset” Serbia tani pas dy masakrave?

2023/05/06 at 8:57 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A do të “çarmatoset” Serbia tani pas dy masakrave?

Qytetarët e Serbisë zenë vendin e tretë në mbarë botën për armatim. Institucionet shtetërore pretendojnë, se ky klasifikim është arbitrar. Presidenti Vuçiç deklaroi çarmatim në shkallë të gjerë.


Pas dy sulmesh amok brenda dy ditëve në Serbi vihet në lëvizje diskutimi lidhur me armëmbajtjen. E për këtë ka arsye të fortë: Sipas vlerësimeve të Projektit Studimor të Zvicrës, Small Arms Survey nga viti 2018 Serbia sa i përket armatimit të popullsisë civile zë vendin e tretë në mbarë botën – pas Jemenit dhe SHBA-së. Sipas këtij studimi raporti është ndër 100 banorë ka 39,1 armë të lehta.

Sipas vlerësimeve të tjera pothuajse po kaq armë ndodhen në posedim ilegal”, deklaron për DW Predrag Petroviç, drejtor i studimeve në Qendrën e Beogradit për Politikën e Sigurisë (BCBP). “Sipas të dhënave zyrtare të policisë serbe nga viti 2021 në Serbi ka pasur 920.000 armë – ndërkohë janë dorëzuar 50.000 deri në 60.000 copë.”

 Pavarësisht të gjitha vlerësimeve: Përfytyrimi se në çdo shtëpi duhet të ketë armë, është mjaft i përhapur në Serbi. Arsyeja për këtë “kulturë të armës”, sipas ekspertit të sigurisë Petroviç, ka të bëjë kryesisht me luftërat, që janë zhvilluar nga viti 1991 në territorin e ish-Jugosllavisë.

“Një pjesë e armëve nga vitet 1990 nuk janë dorëzuar kurrë, sepse qytetarët e shtetit post-jugosllav as sot nuk ndihen të sigurtë. Kësaj i shtohet edhe fakti, që armët në Ballkanin Perëndimor tradicionalisht konsiderohen si simbol i pushtetit dhe statusit: ato tregojnë, se njeriu është në gjendje të mbrojë veten dhe familjen”, shpjegon më tej Petroviç.

 Presidenti deklaron kontrolle dhe kufizime

Shteti serb tani deklaron reduktimin radikal të armëve në vend. “Të gjithë njerëzit që kanë armë – e kam fjalën për armë gjuetie, që ndodhen në duart e rreth 400.000 personave – do t’i nënshtrohen provimit, nuk do të mbeten në posedim më shumë se 30.000 deri në 40.000 armë. Ne do të zbatojmë një çarmatim të plotë të Serbisë”, deklaroi presidenti, Aleksandar Vuçiç pas dy sulmeve amok.

Përpos kësaj qeveria serbe deklaroi edhe kontrolle ndaj të gjithë mbajtësve të armëve në mbarë vendin gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Do të verifikohet, nëse armët ruhen në kushte sigurie dhe nëse garantohet ashtu si duhet që ato të mos jenë të aksesueshme nga persona të paautorizuar dhe nga minorenë.

Këtej e tutje do të ashpërsohen rregullat duke e vështirësuar dhënien e lejes për armëmbajtje. Ministria e Brendshme në Beograd do të lëshojë një moratorium për dy vjet për ndalimin e lëshimit të licencës për armëmbajtje. “Ne e dimë, që kjo nuk do të kalojë pa probleme, por sa më pak armë të ketë në qarkullim, aq më shumë minimizohet rreziku ndaj fëmijëve dhe qytetarëve tanë”, u shpreh Vuçiç në një konferencë shtypi pas rastit të fundit të sulmit në amok.

Ashpërsimi i kontrolleve në sfondin e situatës është masa e duhur, por ndalimi i armëve nuk ka kuptim, mendon Dejan Milutinoviç nga sindikata e Rrjetit të Sigurisë në Serbi (SUSB). “Ne kemi ndërkohë rregulla shumë të forta. Në rast të një grindjeje fare të vogël mes fqinjësh menjëherë sekuestrohen armët. Por nuk ekziston mundësia që ta kuptosh në avancë nëse dikush do ta përdorë ose jo armën”, i tha DW-së Milutinoviç.

Eksperti i sigurisë, Petroviç ve në dukje, se rregullat për armëmbajtje privatisht janë ashpërsuar qysh nga viti 2015, kur u aplikua detyrimi për riregjistrimin e armëve në posedim dhe provimi si dhe argumentimi se përse personi do ta mbajë armën. Por këto rregulla të forta në letër nuk janë reflektuar në praktikë, afati i riregjistrimit të armës është shtyrë së fundi në vitin 2022 edhe për dy vjet të tjera.

“Përgjegjësinë pra nuk e kanë qytetarët e Serbisë, por institucionet shtetërore. Praktika e të cilave nuk është unike: Disa armë janë sekuestruar, sepse policia ka qenë e mendimit që poseduesit e tyre nuk kanë pasur arsye të mbajnë armë. Në rastë të tjera personave që mbajnë armë u janë dhënë licenca të reja, ndonëse ata nuk kanë pasur arsye të kenë armë”, thotë Petroviç.

Armët e regjistruara në Serbi janë pjesë e problemit, por në qarkullim ka ende një masë të madhe armësh ilegalet, që e kanë prejardhjen nga luftrat e viteve 1990. “Asokohe u shpërndanë armë në masë në popullsi, e ekzistenca e tyre nuk u verifikua më pas nga askush”, vëren Predrag Petroviç. I vetmi aksion i madh i çarmatimit është bërë pas vrasjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiç përpara njëzet vjetësh. Atëherë u dorëzuan ose u konfiskuan rreth 50.000 armë.

“Tani duhet një fushatë e vërtetë për t’i bindur qytetarët që t’i besojnë institucioneve të shtetit të Serbisë, se ato garantojnë sigurinë dhe që qytetarët e Serbisë nuk kanë më nevojë për armë”, thekson Petroviç.

Dejan Milutinoviç është i mendimit, që shumica e armëve ilegale ndodhen në duart e qarqeve kriminale. Armët si automatiku i përdorur nga personi në amok më 4.5.2023 në qytezën Mladenovac, nuk mund të posedohen legalisht.

Qytetareve dhe qytetarëve të Serbisë, që posedojnë armë ilegale, iu është dhënë një afat prej një muaji për të dorëzuar armët pa pasur pasoja. Atë që nuk e bën këtë vullnetarisht brenda afatit, sipas presidentit Vuçiq: “Ne do ta gjejmë dhe pasojat do të jenë të tmerrshme.”/DW

 

Etiketa: çarmatosjeserbi


Ju sugjerojmë

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Hiqej si shoferi i kancelares së SPAK-ut, arrestohet një person në Tiranë

25 Gusht, 2025 2:05 pm
Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”
Kryesore

Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”

25 Gusht, 2025 1:37 pm
Cilët do të jenë deputetët e Kuvendit, kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë
Kryesore

Cilët do të jenë deputetët e Kuvendit, kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë

25 Gusht, 2025 1:18 pm
Izraeli godet një spital në Gaza: 15 persona të vrarë, përfshirë dhe gazetarë
Bota

Izraeli godet një spital në Gaza: 15 persona të vrarë, përfshirë dhe gazetarë

25 Gusht, 2025 12:58 pm
A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?
Rajoni

A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?

25 Gusht, 2025 12:42 pm
Homazhet për Zhejin/ Bulku: Të deshëm dhe të duam shumë! Flloko: Ike shumë shpejt!
Aktualitet

Homazhet për Zhejin/ Bulku: Të deshëm dhe të duam shumë! Flloko: Ike shumë shpejt!

25 Gusht, 2025 12:34 pm
Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
Kryesore

Kolegji Zgjedhor rrëzon Adriatik Lapajn, mandati i takon Ana Dajkos

25 Gusht, 2025 12:21 pm
Homazhet për Artur Zhejin, Berisha: Personalitet i gazetarisë dhe publicistikës!
Kryesore

Homazhet për Artur Zhejin, Berisha: Personalitet i gazetarisë dhe publicistikës!

25 Gusht, 2025 12:08 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Aktualitet

Punimet në aksin Shirokë-Zogaj, Rama ndan pamjet: Investim i rëndësishëm …

25 Gusht, 2025 11:54 am
Berlini dhe Memoriali për Viktimat e Komunizmit
Bota

Berlini dhe Memoriali për Viktimat e Komunizmit

25 Gusht, 2025 11:47 am
Para
Elbasan/ 35-vjeçari dhunon bashkëshorten, gruaja hidhet nga dritarja e banesës

Të shtënat me armë në Pukë, policia: Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Charles III kurorëzohet sot Mbret

Charles III kurorëzohet sot Mbret

Shpërthim afër stacionit të policisë në veri të Kosovës

Shpërthim afër stacionit të policisë në veri të Kosovës
















TE FUNDIT

Hiqej si shoferi i kancelares së SPAK-ut, arrestohet një person në Tiranë

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
25 Gusht, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar një persona në Tiranë, i cili hiqej si shofer i kancelares së Prokurorisë së Posaçme....

Lexo më shumë

Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”

Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”
25 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se shembja e objekteve të paligjshme nuk është vetëm një aksion i përkohshëm, por një...

Lexo më shumë

Cilët do të jenë deputetët e Kuvendit, kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë

Cilët do të jenë deputetët e Kuvendit, kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë
25 Gusht, 2025

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Adriatik Lapajt dhe la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe...

Lexo më shumë

Izraeli godet një spital në Gaza: 15 persona të vrarë, përfshirë dhe gazetarë

Izraeli godet një spital në Gaza: 15 persona të vrarë, përfshirë dhe gazetarë
25 Gusht, 2025

Sulmet izraelite kanë goditur në Spitalin Nasser në Gaza këtë të hënë. Nga ky sulm u vranë të paktën 15...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com