SHBA-ja iu është përgjigjur pretendimeve të Rusisë se Uashingtoni qëndron pas sulmeve të supozuara me dron në Kremlin.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Admirali John Kirby i tha mediave të huaja se pretendimet e Rusisë janë të rreme.
Ai tha se SHBA nuk inkurajon apo mundëson Ukrainën të godasë jashtë kufijve të saj.
Rusia fillimisht akuzoi Kievin për orkestrimin e sulmit të supozuar me dron në Kremlin, duke e përshkruar atë si një tentativë për vrasjen e Presidentit Putin.
Presidenti Zelensky mohoi fuqimisht që vendi i tij të ketë kryer sulmin, duke thënë se ai është pretekst për përshkallëzimin midis dy kombeve.
Më herët sot Moska ia hodhi fajin SHBA-së për sulmin./Opinion.al