Kanë mbërritur në prokurorinë e Lezhës dy hetues anglezë, të cilët do të njihen nga afër me provat e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulajt.
Mbërritja e hetuesve anglezë në Shqipëri, vjen pas kërkesës për ekstradim të shtetasve britanikë, të dyshuar si të implikuar në vrasje.
Dy prokurorët do të bëjnë analizimin e të gjithave provave dhe kronologjisë së ngjarjes.
Edmond Haxhia, 37 vjeç, Steven Hunt, 49 vjeç dhe Thomas Mathin, 35 vjeç, u arrestuan në Britani, ndërsa akuzohen për atentatin ndaj 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në lokalin e tij, “Coral”, në Shëngjin, ngjarje e cila besohet se ndodhi si pasojë e gjakmarrjes.
Haxhia dyshohet se është porositësi i vrasjes, pasi mes dy fiseve ka pasur konflikte të vazhdueshme që datojnë që nga viti i 97-ës.