Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar pasi ka përdorur kartëmonedha të falsifikuara të prerjes 100 dollarë në disa subjekte tregtare.
Sipas policisë, i arrestuari F. A., ka hedhur vazhdimisht në treg kartëmonedha të falsifikuara. Po ashtu, rezulton se 37-vjeçari është person me precedent penal për për vjedhje dhe mashtrim.
Në cilësinë e provës materiale autoritetet sekuestruan kartëmonedha të prerjes 100 dollarë, të dyshuara të falsifikuara.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.