Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha-Becit: Hajde këtu së bashku me Spahinë. Kandidimi për Ramën, gabimi i jetës tënde

2023/05/02 at 8:11 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha-Becit: Hajde këtu së bashku me Spahinë. Kandidimi për Ramën, gabimi i jetës tënde

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim elektoral në Shkodër, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Në fjalën e mbajtur, Berisha i ka bërë thirrje kandidatit të PS-së për Bashkinë Shkodër, Benet Becit që të përballet në debat me Bardh Spahinë.

Më tej, Berisha i është drejtuar Becit duke i thënë se gabimi më i madh i jetës së tij është që po kandidon për kryeministrin Edi Rama.

“Është një nder i madh për mua të paraqes sot para jush kandidatin për kryetar bashkie, të votës tuaj të lirë, Bardh Spahinë. Tu garantoj ju se Bardh Spahia misionin e tij të nisur një vit më parë, me përkushtim të madh, me ndershmëri, me respekt dhe dashuri për qytetarët e Shkodrës, banorët e saj në të 4-anët e rrethit, do ta çojë përpara në të gjitha aspektet, fushat.

Shkodra është një qytet me potenciale më të jashtëzakonshme se çdo territor tjetër i trojeve shqiptare. E vendosur mes detit dhe alpeve, e vendosur mes një kompleks eko-ujor, mrekulli e vërtetë natyrore.
Shkodra qyteti i qytetarëve fisnikë, i grave dhe burrave që gabuan historikisht më pak se të gjithë shqiptarët. Që kanë një raport me Zotin, me vlerat, me të vërtetën, më të drejtin që mund dhe duhet të ketë njeriu i civilizuar. Në këtë mision do të njohë, do të kapë zhvillim të madh dhe të rëndësishme. Me programin e tij, Bardh Spahia bazuar në parimet më themelore dhe idealet e qytetarëve të Shkodrës, do të shndërrojë Shkodrën në qytetin lider të zhvillimit të harmonishëm, të prosperitetit, të reputacionit më të madh në rajon, Europë dhe kudo.

Karshi Bardh Spahisë kandidon përfaqësuesi i Edi Ramës. E meriton këtë që po bëni ju, megjithatë kjo është njëra anë, ana tjetër është ftesa ime; Benet hajde këtu bashkë me Bardh Spahinë, dilni para qytetarëve dhe jepni, jepni llogari për çdo gjë. Përgjigjuni të gjitha pyetjeve të qytetarëve të Shkodrës dhe me këtë ti dëshmon se ke ndjenjën e përgjegjësive, përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Shkodrës. Me këtë ti shlyen deri diku një detyrim sepse dy vjet në atë parlament nuk e shqipërove njëherë fjalën Shkodër dhe Shkodran. Benet vetëm për këtë kam bindjen se gjysma e Becëve nuk do të votojnë ty.

Kandidimi yt për Edi Ramën, njeriun që ka përqëndruar pushtetet në duart e tij është gabimi fatal i jetës tënde. Shpirti yt e di se çfarë të detyroi ty të bësh këtë gabim fatal. Di diçka edhe Tom Doshi për këtë detyrim. Nga do të dalësh ti? Benet, edhe njëherë të them se ke bërë gabimin e jetës tënde. Të pashë një ditë këtu në shesh dhe kishe vendosur një ngjyrë tjetër.

Naiv je treguar, por nënat shqiptare përrallën e parë që ju tregojnë shqiptarëve janë këmbët e ujkut të lyer me miell. Ti nuk del dhe për një arsye tjetër që në këtë shesh. Ty nuk të lë Edi Rama sepse ai nuk del dot me Sali Berishën në ballë. E ftoj në çdo takim, ikën, ikën, po si mund të vijë aty që me firmën”-tha Berisha.

Etiketa: Beciberishashkodra

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:12 am
Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Para
Berisha i përgjigjet Ramës për gjyshen: Lere të prehet se ti ke marrë rrugën e djallit

Berisha i përgjigjet Ramës për gjyshen: Lere të prehet se ti ke marrë rrugën e djallit

TEKSTI/ Publikohet deklarata e miratuar nga Kurti dhe Vuçiç

TEKSTI/ Publikohet deklarata e miratuar nga Kurti dhe Vuçiç

Godet gruan e xhaxhait me sfurk e zhvishet lakuriq para saj, konflikti për 2 zogj pule

Godet gruan e xhaxhait me sfurk e zhvishet lakuriq para saj, konflikti për 2 zogj pule

TE FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, 20 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
20 Qershor, 2025

Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndruesheme. Fillimisht, moti parashikohet të jetë pjesërisht...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 qershor 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
20 Qershor, 2025

Dashi Fillojeni ditën tuaj me energji dhe përpiquni të shfrytëzoni çdo mundësi që do t’iu paraqitet për të korrigjuar gabimet...

Lexo më shumë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com