Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vëzhgimi: Sa kohë kanë marrë në televizion partitë politike dhe liderët e tyre

2023/05/02 at 1:54 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Tashmë prej ditësh ka nisur fushata elektorale e partive politike në vend. Pjesë e saj janë edhe mediat, të cilat monitorojnë dhe pasqyrojnë ecurinë e fushatës të zgjedhjeve të 14 majit.

Nga raporti javor i Bordit të Monitorimit të Mediave i ngritur për të verifikuar se sa të barabartë janë mediat, ka rezultuar se në 2 javët e fundit të muajit të kaluar gati të gjitha televizionet i kanë dhënë më shumë kohë koalicionit “Bashkë Fitojmë”,  se sa Partisë Socialiste edhe pse u takon e njëjta kohë televizive.

Bordi i Monitorimit të Medias, vjen në këtë raport javor nga data 14 prill për edicionet informative, emisionet, minutazhet e transmetimit të spoteve elektorale, transmetimet në oraret e palejuara si dhe monitorimet e bëra për operatorët radiotelevizivë në Tiranë e në rrethe.

Vëmë re që në emisione ka marrë kohën televizive më të lartë koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 12.388 min, e pasuar nga Partia Socialiste 5810.5 min dhe Partia Demokratike e renditur në vendin e tretë me 4215 min.

Të njëjtën renditje kanë edhe në kohën televizve në edicionet informative, ku sërish në vend të parë ndodhet koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 8593.12 min, Partia Socialiste në vendin e dytë me  6541.98 min dhe Partia Demokratike me 4427.88 min.

Siç shihet edhe nga të dhënat në tabelë, me kohën më të lartë televizive renditet i pari ish-kryeminstri Sali Berisha me 1999.39 minuta kohore.

Ndërkohë kryeministri Rama zë vendin e dytë me 1492.48 min, i pasuar nga Alibeaj në vend të tretë, Veliaj në vendin e katërt dhe Këlliçi në vendin e pestë.

Sipas kodit zgjedhor, koha televizive duhet të jetë e barabartë për të gjitha partitë parlamentare, që në zgjedhjet e fundit për Kuvendin kanë marrë deri në 20 për qind të vendeve në Kuvend.

Partitë që kanë marrë më shumë se 20 për qind të vendeve në Kuvend, përfitojnë kohë transmetimi të shpërndarë në mënyrë të barabartë midis tyre. Secila nga këto parti përfiton kohë sa dyfishi i kohës që përfiton një parti që ka marrë deri në 20 për qind të vendeve në

“Në rast të shkeljes së raporteve të pasqyrimit në favor të një partie, KQZ-ja, kryesisht ose me propozimin e KZAZ-ve, e gjobit operatorin radioteleviziv vendor me 1,500,000 lekë dhe operatorin radioteleviziv kombëtar me 3,000,000 lekë. Vendimi i KQZ-së përbën titull ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e përmbarimit”, thuhet në Kodin Zgjedhor ku saktësohet se në rast përsëritjeje të shkeljes, KQZ-ja urdhëron entin rregullator për mediat audiovizive të bëjë bllokimin e transmetimit të operatorit radioteleviziv për 48 orë.

Opinion.al

Besiana Biçaku

Etiketa: AMAkohë televiziveparti politike

Ju sugjerojmë

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD
Kryesore

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD

12 Maj, 2025 9:33 am
Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike
Kryesore

Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 9:19 am
Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike
Aktualitet

Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike

12 Maj, 2025 9:11 am
Dibër/ Ndërpritet numërimi. Shkak, lodhja e komisionerëve
Kryesore

Dibër/ Ndërpritet numërimi. Shkak, lodhja e komisionerëve

12 Maj, 2025 9:01 am
Probleme në Gjirokastër, ndryshojnë numëruesit dhe komisionerët. Kryeson PS-ja
Kryesore

Probleme në Gjirokastër, ndryshojnë numëruesit dhe komisionerët. Kryeson PS-ja

12 Maj, 2025 8:50 am
Durrës/Numërohen 72 nga 493 kuti, cila parti udhëheq garën
Kryesore

Durrës/Numërohen 72 nga 493 kuti, cila parti udhëheq garën

12 Maj, 2025 8:39 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

Numërimi i votave vazhdon, PS kryeson/ Reagon Edi Rama

12 Maj, 2025 8:31 am
Ndërpritet numërimi, PD kryeson votën e diasporës
Kryesore

Ndërpritet numërimi, PD kryeson votën e diasporës

12 Maj, 2025 8:27 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 maj 2025

12 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi për ditën e sotme, 12 maj 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 maj 2025

12 Maj, 2025 8:21 am
Para
Tentuan të vrisnin gjyshe e nip në Vlorë/ Lihen në burg dy autorët, në kërkim ish-dhëndri

Tentuan të vrisnin gjyshe e nip në Vlorë/ Lihen në burg dy autorët, në kërkim ish-dhëndri

Zgjedhjet e 14 Majit/ Berisha kërkon debat mes kandidatëve: Duhet transparencë

Zgjedhjet e 14 Majit/ Berisha kërkon debat mes kandidatëve: Duhet transparencë

Shoku i Leonard Thodhorit: Koçolja kishte frikë, 3-4 ditët e fundit nuk dilte vetëm

Shoku i Leonard Thodhorit: Koçolja kishte frikë, 3-4 ditët e fundit nuk dilte vetëm

TE FUNDIT

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD
12 Maj, 2025

Procesi i numërimit tek KZAZ 31 që është në ambientet e shkollës “1 Maji” në Tiranë është ndërprerë. Sipas asaj...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike

Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Në Bashkinë e Fushë-Arrëzit ka përfunduar procesi i numërimit të votave për partitë. Gazetari Besar Bajraktari raporton se rreth orës...

Lexo më shumë

Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike

Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Në Kukës janë numëruar 62 kuti nga 139 në total. PD-ASHM kryeson me 9132 vota, ndërsa Partia Socialiste ka 4704...

Lexo më shumë

Dibër/ Ndërpritet numërimi. Shkak, lodhja e komisionerëve

Dibër/ Ndërpritet numërimi. Shkak, lodhja e komisionerëve
12 Maj, 2025

Në bashkinë Dibër procesi i numërimit është ndërprerë prej disa minutash. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan News, Ermelinda...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com