Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Italia kërkon të ndërtojë urën e varur më të gjatë në botë, mafia i vështirëson punën

2023/05/01 at 4:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Italia kërkon të ndërtojë urën e varur më të gjatë në botë, mafia i vështirëson punën

Ëndrra e një ure që lidh pjesën tjetër të Italisë me Siçilinë, përmes ngushticës së Mesinës, shkon pas në kohët romake.

Asokohe mendohet se konsulli Metellus bashkoi fuçi dhe dru për të zhvendosur 100 elefantë lufte nga Kartagjena në Romë në vitin 252 p.e.s. Që atëherë, ka pasur plane të shumta për mënyrën se si mund të kalohet më lehtësisht ky kanal, duke përfshirë edhe idenë për një tunel.

Nëse realizohet projekti për një urë, ajo do të shndërrohej në urën më të gjatë të varur në botë.

Në vitin 2006, oferta për ndërtimin e urës iu dha një konsorciumi të drejtuar nga firma italiane Salini Impregilo, sot WeBuilt. Kur qeveria e Berlusconit iku atë vit, planet për të ndërtuar urën ranë, pasi kryeministri i ardhshëm, Romano Prodi, e konsideroi atë një humbje parash dhe një rrezik për mjedisin. Por muajin e kaluar, qeveria e Giorgia Melonit vendosi të ringjallte planin e vjetër.

“Ura mbi ngushticën e Mesinës është një projekt që mund të nisë menjëherë. Sapo kontrata të rivendoset, projekti mund të fillojë. Projektimi ekzekutiv pritet të zgjasë tetë muaj, ndërsa koha e nevojshme për ndërtimin e urës do të jetë pak më shumë se gjashtë vjet”,-tha Drejtori inxhinierik i WeBuild, Michele Longo

Kostoja e projektit llogaritet të jetë 4.5 miliardë euro vetëm për urën dhe 6.75 miliardë euro për infrastrukturën nga të dyja anët e urës. Kjo e fundit përfshin përmirësimin e akseve rrugore dhe hekurudhore, ndërtimin e terminaleve dhe kryerjen e punës përgatitore në tokë e në shtratin e detit, për të reduktuar rreziqet hidrogjeologjike gjatë ndërtimit.

Sfida me mafien dhe relievin

Planet duken konkrete dhe të qarta, por sfidat janë komplekse. Italia e jugut është e prirur ndaj korrupsionit dhe dy sindikata kryesore të krimit të organizuar, “Ndrangheta” kalabriane dhe “Cosa Nostra” siçiliane, janë shpeshherë të përfshirë në mënyrë të infiltruar në projektet e ndërtimit. Arrestimi i kokës së Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro, pas 30 vitesh, përfaqësoi një fitore. Denaro ishte kundër ndërtimit të urës, siç janë edhe disa bosë të tjerë mafiozë, pjesërisht sepse sindikatat e krimit të organizuar ushqehen me varfërinë dhe moszhvillimin.

Pavarësisht kësaj, frika mbetet. Gjasat janë që pjesë nga ky projekt të bien nën kontrollin kriminal dhe për rrjedhojë komunitet në këto zona lokale të kërkojnë nga shteti para dhe mbrojtje. Megjithatë, qeveria e Melonit ka siguruar se kompanitë më të mira italiane, europiane dhe botërore do të angazhohen në këtë projekt madhor, duke garantuar përmes organeve mbikëqyrese që çdo euro të investohet në këtë urë.

Mirëpo, përpos kësaj problematike, ekzistojnë edhe disa probleme gjeofizike që mund të jenë edhe më të vështira për t’u përballur. Ngushtica e Mesinës shtrihet përgjatë një linje thyerjeje tektonike, ku një tërmet 7.1 në vitin 1908, vrau më shumë se 100.000 njerëz dhe shkaktoi një cunami që shkatërroi zonat bregdetare në të dyja anët kalabreze dhe siçiliane. Mbetet ngjarja sizmike më vdekjeprurëse e regjistruar në Evropë deri më sot.

Gjithashtu, ujërat janë të turbullta dhe rrymat shumë të forta. Sipas planit origjinal të WeBuild, ura do të ndërtohet për t’i bërë ballë erërave deri në 300 kilometra në orë. Do të ketë tri korsi automjetesh në çdo drejtim dhe linja treni në mes. Sipas planit aktual, 6000 makina dhe kamionë mund të kalojnë çdo orë dhe 200 trena mund të kalojnë çdo ditë.

Ura do të jetë rreth 74 metra mbi nivelin e detit dhe do të lejojë anijet e mallrave dhe ato më të larta të lundrojnë nën të. Ura gjithashtu do të projektohet për t’i bërë ballë një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë, pak më i fortë se ai shkatërrues i vitit 1908.

Vetëm faza e ndërtimit do të kontribuonte me 2.9 miliardë euro në PBB-në kombëtare dhe do të punësonte 100.000 njerëz, shumica e të cilëve do të vijnë nga rajonet e Siçilisë dhe Kalabrisë, ku normat e papunësisë janë të larta.

Shkatërruese për jetën e egër

Kritikat nuk kanë munguar as nga ambientalistët që kanë argumentuar prej kohësh se ura do të jetë shkatërruese për terrenin dhe jetën e egër.

“Ngushtica e Mesinës, është një vend shumë i rëndësishëm kalimi për zogjtë dhe gjitarët detarë, si dhe dallon për një biodiversitet shumë të pasur. Ndaj ndërtimi i kësaj ure do të shkatërronte rrugët e migrimit të kafshëve midis Afrikës dhe Europës”,- shprehet grupi ambientalist Legambiente.

Opinioni publik në të dyja anët e ngushticës mbetet i paqartë. Një pjesë mendojnë se pavarësisht këtyre sfidave, ura do të zhvillonte shumë tregtinë, ekonominë dhe turizmin. Ndërsa të tjerë janë kategorikisht kundër, duke mos e pasur aspak problem që Siçilia të mbetet në një farë forme e izoluar. Gjithsesi, ura nuk ka qenë asnjëherë kaq afër ndërtimit saç është tani, pasi Meloni nënshkroi dekretin për t’i hapur rrugë zbatimit të planeve konkrete.

Ju sugjerojmë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
-Shëndeti

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

23 Korrik, 2025 10:49 pm
Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor
Bota

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor

23 Korrik, 2025 10:30 pm
Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë
Aktualitet

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë

23 Korrik, 2025 10:17 pm
Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…

23 Korrik, 2025 10:11 pm
Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë
Aktualitet

Ndihma me zjarret/Vengu: Mbështetja nga BE, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë

23 Korrik, 2025 9:55 pm
Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA
Bota

Vrau 4 studentë në vitin 2022, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari në SHBA

23 Korrik, 2025 9:39 pm
Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe
Aktualitet

Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

23 Korrik, 2025 9:15 pm
Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare
Bota

Financial Times: BE dhe SHBA drejt marrëveshjes për tarifat tregtare

23 Korrik, 2025 9:08 pm
Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi
Bota

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë bisedime në Turqi

23 Korrik, 2025 8:44 pm
Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike
Aktualitet

Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike

23 Korrik, 2025 8:35 pm
Para
Milani rrezikon Europën, shkak bëhet pronësia e klubit

Milani rrezikon Europën, shkak bëhet pronësia e klubit

Vrasësi portugez Ruben Saraiva u filmua në një kafene në Shkodër

Vrasësi portugez Ruben Saraiva u filmua në një kafene në Shkodër

Falimenton edhe një tjetër bankë e madhe amerikane

Falimenton edhe një tjetër bankë e madhe amerikane

TE FUNDIT

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë

Pandemia e Covid-19 mund ta ‘ketë plakur’ trurin tonë
23 Korrik, 2025

Një studim i ri nga University of Nottingham ka zbuluar se pandemia e Covid-19 ka përshpejtuar shëndetin e trurit njerëzor,...

Lexo më shumë

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor

Ligjvënësit izraelitë kërkesë Qeverisë: Të vendosin sovranitet mbi Bregun Perëndimor
23 Korrik, 2025

Më shumë se 70 ligjvënës izraelitë kanë miratuar një rezolutë më 23 korrik, përmes së cilës i bëhet thirrje Qeverisë...

Lexo më shumë

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë

Ministria e Financave publikon referencat për metër katror, çmimet në Durrës e Vlorë
23 Korrik, 2025

Ministria e Financave ka hedhur për konsultim një draft ku përcaktohen edhe çmimet e reja të referencës për banesat. Ato...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…

Lirimi i hapësirave publike në Lalëz/Rama: E gdhinë si zaptues, e ngrysën me duar…
23 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme një rast të ndërhyrjes së institucioneve për lirimin e hapësirave të zaptuara...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com