Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëmbimi i dyfishtë në Sarandë, Hoxha: Pas tij fshihet grupi që vrau Aleksandër Sadikaj

2023/05/01 at 12:48 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëmbimi i dyfishtë në Sarandë, Hoxha: Pas tij fshihet grupi që vrau Aleksandër Sadikaj

Pas rrëmbimit të dy personave në Sarandë, dyshohet se fshihet i njëjti grup kriminal që ekzekutoi Aleksander Sadikajn.

Sipas gazetarit, Artan Hoxha, bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, i specializuar kryesisht për trafikun e narkotikeve, që ka organizuar rrëmbimin dhe më pas eliminimin fizik të Fatmir Sulovarit (Krasniqi) dhe Leonard Thodhorit, i njohur me nofken “Koçolja”, ngjarje e ndodhur mesnatën e se enjtes së 6 prillit 2023, ne qytetin e Sarandës.

Portali Xhungël.al teksa publikon foton e një prej personave të dyshuar, të shpallur në kerkim për ngjarjen, shkruan se Prokuroria dhe policia nuk kane ende një përgjigje edhe pas 25 ditësh nga momenti kur ndodhi rrëmbimi, por tashme kanë një panoramë më të qarte të asaj se çfarë ka ndodhur.

Pasi janë shoqëruar me dhjetëra dëshmitare, janë ndaluar dhe ekspertuar te paktën 8 automjete, janë bastisur dhe kontrolluar disa banesa, janë kqyrur me dhjetëra ore filmime te kamerave te sigurisë dhe janë zbardhur komunikimet telefonike te personave te dyshuar, u arrit ne përfundimin se pas kësaj ngjarje qëndron një strukture e qëndrueshme kriminale, e cila ka përdorur si baze operacionale te saj qytetin e Sarandës.

Nga te dhënat e deritanishme, kjo strukture kriminale, rezulton te ketë një aktivitet te gjatë në trafikun e narkotikeve, fillimisht të kanabisit nga Shqipëria drejt Greqisë dhe me pas ka kaluar ne trafikun e drogave te forta. Aktualisht ky grup kriminal ka siguruar një linje te trafikut te kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës.

Saranda shërben si baze operacionale, nga ku grupi ka drejtuar aktivitetin e vet, por edhe si vend ku janë investuar paratë e fituara nga narkotrafiku.

I njëjti grup kriminal, dyshohet se ka organizuar dhe finalizuar atentatin me minë të telekomanduar ndaj 27-vjeçarit Aleksander Sadikaj, më 11 qershori 2022 afer rreth-rrotullimit të TEG-ut.

Gjithnjë sipas Xhungël.al, deri tani dy ngjarjet rezultojnë te mos kenë lidhje me njëra-tjetrën, edhe pse janë kryer nga e njëjta strukture kriminale.

Ne rastin e ngjarjes se 6 prillit, rezulton se ky grup kriminal ka patur ne objektiv, vetëm rrëmbimin e shtetasit Leonard Thodhori, për shkak te një marrëveshje qe ka shkuar keq. Por ky i fundit pasi ka nuhatur rrezikun, dyshohet të ketë kërkuar ndihmën e pronarit te disko “El Dorado” ne Ksamil, Fatmir Sulovari, i cili ka qenë i armatosur me pistoletë.

Nga dinamika e deritanishme, rezulton se autoret, pasi kanë tërhequr ne një takim-gracke dy viktimat, i kane rrëmbyer ata duke i çuar në një “baze te sigurte” ne periferi te Sarandës. Nga aty trupat e viktimave dyshohet te jene eliminuar fizikisht dhe të jenë fshehur. Pavarësisht operacioneve të kërkimit për ditë të tera nga policia dhe familjaret e te zhdukurve, nuk janë gjetur ende trupat e viktimave.

Kërkime janë bërë në zonën e Vrines dhe Konispolit ku dyshohej se kufomat mund te ishin groposur. Me pas u bene kërkime në zonën e kanalit Çukes, kanalit te Vivarit dhe ne liqenin e Butrintit me polumbarë te forcave RENEA.

As përdorimi i dronëve nga ajri nuk dha rezultat. Deri tani, Prokuroria ka arrestuar vetëm shtetasin Sofokli Andrea Baxheri, i cili ka shërbyer në rol ndihmës, si dhe ne gjetjen e mjeteve apo bazës së sigurt ku kane vepruar autorët.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim policore te paktën 5 shtetas të tjerë, dy prej te cilëve me rol kryesor në grup, dyshohet të jenë larguar menjëherë pas ngjarjes për në Dubai.

Mes personave te dyshuar për këtë ngjarje, është edhe një shtetas me origjine nga veriu i Shqipërisë, por nuk është bere e mundur te gjendet vendndodhja e tij. Ky person ka qëndruar për disa kohe në Sarandë.

Ai rezulton se ka qenë ne qytet edhe mbrëmjen kur ka ndodhur ngjarja. Me pas është larguar pa u lokalizuar më vendndodhja e tij./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja
Aktualitet

“Mallkuar dita kur e njoha”, Dilberja: Më akuzojnë se e ndava tim shoq nga gruaja

18 Maj, 2025 6:50 pm
Para
Përndiqte të miturën, arrestohet 34-vjeçari në Fier

Përndiqte të miturën prej 1 viti, vihet në pranga 24-vjeçari në Elbasan

Rama sulmon Luçiano Boçin:Zar i Metës dhe Berishës. Më kujton Koçin te “Zonja nga qyteti”

Rama sulmon Luçiano Boçin:Zar i Metës dhe Berishës. Më kujton Koçin te "Zonja nga qyteti"

Luftimet në Sudan, kaos në port ndërsa mijëra njerëz nxitojnë të largohen

Luftimet në Sudan, kaos në port ndërsa mijëra njerëz nxitojnë të largohen

TE FUNDIT

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
18 Maj, 2025

Arsenali ka siguruar matematikisht vendin e dytë në Premier League pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj Newcastle United. Goli i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com